Flash News

KRYESORE

Edhe Taulant Ballës i vjen për të qeshur kur e ftojnë tek ERTV-ja

Pak kush e kishte menduar se Edi Rama do ta niste 2018-ën me projekte ambicioze për televizionin e tij, ERTV. Në platformën, e cila prej kohësh tashmë transmeton aktivitetet e kryeministrit, prej ditës së djeshme kanë nisur të shfaqen edhe intervista ekskluzive.

Lindita Nikolla ishte ministrja e parë që u ul në studion e ERTV-së duke ju përgjigjur pyetjeve të njërit prej punonjësve të zyrës së shtypit të kryeministrisë, që në këtë rast bën rolin e gazetarit.

Sot ishte radha e Taulant Ballës për tu shfaqur. Ky i fundit është munduar ta marr me seriozitet, pasi ka njoftuar fanast edhe në profilin e tij në Facebook, se do të shfaqet tek ERTV-ja. Madje në postimin e tij ai shfaqet entuziast duke shpërndarë edhe një nga ikonat që tregon gëzim.

Të fundit