Flash News

KRYESORE

Edi Reja beson te futbollistët me eksperiencë. Mungojnë ftesat për tre talente

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja publikoi sot listën e futbollistëve që do të jenë të pranishëm për dy ndeshjet me Islandën dhe Moldavinë.  Binte në sy fakti se 73-vjeçari ka besuar më shumë të futbollistët me eksperiencë sesa tek talentet e reja.

Kjo konfirmohet edhe nga mungesa e ftesave për tre talente që po zhvillojnë paraqitje pozitive me ekipet e tyre.

Keidi Bare  – Mesfushori 21 vjeçar është duke zhvilluar një sezon te mire me skuadrën e Malagas në ligën e dytë spanjolle. Paraqitjet e tij kanë ndihmuar skuadrën të renditet në vendin e katërt, gati për play-off për tu ngjitur në Premiera Divizion.

Taulant Seferi – 22-vjeçari aktivizohet në kategorinë e dytë zvicerane më ekipin e Uinterthurit. Në 32 ndeshja ka shënuar 10 gola, ndërsa në fillim të muajit qershor do të rikthehet te skuadra kampione e Zvicrës, Jang Bojs për tu përgatitur për Ligën e Kampioneve.

Endri Çekiçi – Pas një aventure disa vjeçare te Dinamo e Zagrebit, këtë sezon pogradecari u transferua në Slloveni te Olimpia e Lubjanës, ku ka shënuar gjashtë gola. 22-vjeçari është shprehur se e meritonte një ftesë nga ekipi kuqezi, porse do të vijojë të japë maksimumin te skuadra aktuale për të pritur një shans tjetër.

Të fundit