Flash News

KRYESORE

Eduart Shalsi, “pogradecari” që po përgatit administratën e re, “alla Rama”

Eduart Shalsi, “pogradecari” që po përgatit

Deputeti i ri i Qarkut të Korçës, Eduart Shalsi, vijon takimet e tij të përditshme me bazën. Në një bashkëbisedim me pogradecarët, së bashku me deputetin tjetër socialsit Ilir Xhakolli, Shalsi ka sqaruar se për çfarë po bëhen këto takime. Në ankesat e qytetarëve Shalsi ka evidentuar një sërë problemesh që ka adminisrata e vjetër e Pogradecit, ajo administratë që nuk varet nga Bashkia e për të cilën Shalsi po punon që ta zëvendësojë në shtator me njerëz kopetentë, ashtu si i kërkon Rama, “efiçentë dhe t’i përgjigjen qytetarit”.

Ja postimi i Shalsit:

“Përgatisim bashkëqeverisjen me njerëzit, për Shqipërinë që duam!

Pasditen e sotme me banorët e Pogradecit, që ndanë me ne domosdoshmërinë për:

- më shumë #investime infrastrukturore,

- për një #administratë më efiçente dhe të përulur në detyrën për t'u shërbyer qytetarëve,

- për ura të konsoliduara, të komunikimit të vazhdueshëm me vendimarrësit,

- për problematikat e lidhura me procedurat e legalizimit te ndertimeve informale,

- për nevojën imediate për një shkollë profesionale që i përgjigjet kërkesave të qytetit,

- për projekte që e afrojnë rininë me artin, sportin dhe edukimin,

- për korsitë për biçikleta në akset që lidhin Njesitë Administrative me qytetin.

Dëgjesat publike janë vetëm fillimi i një mënyre të re qeverisjeje, ku shërbimi ndaj qytetarëve, do të jetë boshti i marrëdhënies sonë me ta.”

Të fundit