Flash News

OP-ED

Egoizëm global dhe korona patriotizëm

Egoizëm global dhe korona patriotizëm

(Shkruan Boshko Jakshiç, “Politika”)

Po vërtetohet ajo thënia e stërpërdorur për të cilën kujtohemi vetëm në këto kohë: Shëndeti mbi të gjitha. Gjendje e jashtëzakonshme në funskion të shëndetit. Orë policore në vend të shëndetit.

Epidemia e virusit korona zbulon shumë të vërteta mbi shoqërinë që e ka goditur. Le të themi, për shumicën që disiplinohet në vetëizolim. Mbi heroizmin e punonjësve shëndetsorë. Mbi policët dhe ushtarët që shëtisin të maskuar duke na mbrotjur ne nga pakica që nuk e ka ndjesinë e përgjegjësisë dhe solidaritetit elementar.

Pushteti me plot të drejtë i është drejtuar masave represive. Nuk ka kohë për t’i bërë thirrje vetëdijes dhe ndërgjegjes. Korona tregon se sa i rëndësishëm është shteti i fortë. Jo autokracia, jo diktatura, por shteti i institucioneve të forta dhe të organizuara që janë në gjendje të zgjidhin problemet duke ruajtur ndërkohë besimin e opinionit publik dhe kohezionin social.

Kovidi 19 nuk do ta shkatërrojë qytetërimin tonë, por pandemia më e keqe e shekullit të fundit ka fuqi që ta ndryshojë radikalisht jetën. Virusi global tregoi brishtësinë globale të tërë planetit. A do të nxjerrim ndonjë mësim? Ta riformatojmë shoqërinë nga të gjitha padrejtësitë e dukshme shoqërore? A do ta kuptojmë se është pikërisht zvoglimi i menjëhershëm i ndotjes së ajrit në Itali që i ktheu pelikanët në Lagunën e Venecias?

Europa pranoi masat radikale të cilat deri dje në Kinë i quante represive. Perëndimi kritikon Pekinin për shkak të kufizimit të të drejtave të njeriut, ndërsa pastaj shumë në Perëndim i’a filluan t’u bëjnë thirrje qeverive të tyre për të ndërmarrë masa më të ashpra për frenimin e pandemisë.

Në sipërfaqe dolën dallimet në dy mentalitete: më shumë kolektivitet dhe tërësisht individualitet. Në Hong Kong njerëzit për një vit me radhë protestuan kundër pushtetit, por që të gjithë ndoqën udhëzimet e ekspertëve mjeksorë.

Në Europë dhe në SHBA, presidentët, populistë të ndryshëm, madje edhe një pjesë e opinionit publik shurdhuan me këshilla dhe paralajmërime të ndryshme. Në fund liderët autoritarë, që e duan shumë gjendjen kolektive të frikës, gjithsesi u desh të lëkunden dhe të pranojnë mendimin e ekspertëve. E kuptuan se ekziston diçka e vogël por më e madhe dhe më e fuqishme se ata.

Korona u bë armiku i përbashkët i njerzimit. I grumbullon njerëzit në një front të përbashkët. Në të njëjtën kohë nxjerr në dritë edhe ndasitë gjithnjë e më serioze dhe kundërvëniet e interesave të cilat madje as lufta kundër koronës nuk arrin t’i mbulojë. Kina dhe SHBA akuzojnë njëra tjetrën se cili është fjator për lindjen dhe përhapjen e virusit.

Presidenti amerikan ngriti shumë pluhur kur tha se korona-19 është “virus kinez”. Një senator nuk mbeti i vetmuar kur deklaroi se mendonte se virusi është zhvilluar në një superlaborator kinez dhe pastaj i është paraqitur Amerikës.

Në Pekin shprehen se është e mundur që ushtarët amerikanë të kenë sjellë epideminë në Vuhan dhe se virusi e ka origjinën në Amerikë. Kina planifikon të dëbojë reporterët e “Nju Jork Tajmsit”, “Uashington Postit” dhe “Voll Strit Xhurnalit”.

Korona zbuloi sesa në Europë janë të fortë shtetet-kombe. Jemi dëshmitarë të lindjes së koronapatriotizmit, gjë që në njëfarë mënyre është e kuptueshme- por gjithashtu tregon se solidariteti i përgjithshëm nuk është ana e fortë e njerzimit.

Më sëpaku 12 antarë të BE-së ka vendosur përsëri postat kufitare duke asgjësuar marrëveshjen e Shengenit dhe duke shtënë kaos në tërë Europën e cila po përpiqet të mbrohet me mbylljen e kufijve dhe kufizimin e lëvizjes. Mbetet për t’u parë nëse korona do ta bashkojë apo do t’a shpërbëjë Europën.

Ballkani Perëndimor në këto kohë i harron lehtë kohët e shkuara. Solidariteti shpërthen nga vetëdija mbi egoizmin e të mëdhenjve dhe të pasurve. Do të ndajmë këto që kemi. Maskat mbrojtëse dhe miellin.

Ekonomia botërore është histori më vete. Kombet në mbarë botën janë angazhuar në dy fronte- mposhtjen e virusit dhe stabilizimin e ekonomisë së goditur seriozisht nga këto përpjekje.

Ndërsa bursat janë nërënie dramatike që nga Tokio dhe Seuli, deri në Londër dhe në Nju Jork, tregjet janë shkatërruar seriozisht. Aktiviteti ekonomik po shkon drejt hibernimit. Aktivitetet e shërbimit si puna e avio-transportit, turizmit dhe hotelerisë këcënohen nga kolapsi. Janë destabilizuar edhe tregjet e punës.

Shtetet janë të detyruara të ndajnë sasi marramendëse parash në mënyrë që t’i kundërvihen katastrofës së vërtetë. Liderët shprehen se do të harxhojnë aq sa duhet për të luftuar koronën.

Shtëpia e Bardhë kërkon më shumë se njëmijë miljardë dollarësh që çdo amerikani t’i jepet ndihma prej 1.000 dollarë. Gjermania ka premtuar 600 miljardë dollarë ndihmë për biznesin dhe individët. Britania synon 420, ndërsa Franca 335 miljardë.

Se sa janë përmasat e këtyre shumave flet bindshëm kjo e dhënë: Amerika, në kuadrin e Planit Marshall për rinovimin e Europës së pasluftës, përllogaritur me kursin e sotëm të parasë, ka pas ndarë 200 miljardë. Për luftën kundër koronës vetë Amerika do të shpenzojë pesë herë më shumë.

Në mënyrë që shok-u nga recesioni të mos shpjerë në recesion afatgjatë, liderët duhet urgjentisht të porosisin si vijon: nuk ka pushim nga puna të punëtorëve dhe likujdime të biznesit. Qeveria do të paguajë shpenzimet. Paratë do të vinë shpejt. Shumë prej vendeve europiane janë nisur në këtë drejtim. Danimarka në fillim, pastaj Franca.

Presidenti i Serbisë i është lënë të qahet se, sikur të mos ishte kjo korona, ky do të ishte “viti më i suksesshëm në histori” dhe se do të arrihej rritja e PBB-së prej 6,5%, por edhe pushteti gjithsesi ankohet se nuk do të jetë zgjedhje.

Kur të kalojë e gjitha kjo, politika dhe fushatat nuk do t’u interesojnë shumë vetave. Kjo shkon në favor të partisë përparimtare, shefi i së cilës mendon se çdo rezultat nën 48,2%, aq sa kanë pas fituar në zgjedhjet e mëparshme, do të jetë mossukses.

Mbetet vetëizolimi, por sa do të zgjasë? Disa javë më së paku, thonë ekspertët. Njerëzit janë gjithnjë e më tepër nervozë, disa që tani ndjehen të vetmuar, dhe sapo ka filluar.

Filozofi francez Blez Paskal ka shkruar se “të gjithë problemet e njerzimit rrjedhin nga paaftësia e njeriut për të qëndruar në qetësi dhe i vetëm në dhomë”. Shekspiri gjata karantinës së kolerës shkroi “Mbretin Lir”. Vetmia krijon shanse që nuk e kemi patur deri tani.

Durim, vetëdisiplinë dhe besim. Gjithsesi, do të jetë më keq para do të bëhet më mirë.

Përktheu për Politiko.al Xhelal Fejzaj

Të fundit