Flash News

KRYESORE

Eksod ‘apokaliptik’ në Majemi, qyteti braktiset para ardhjes së Irmës

Pamjet që mbërrijnë nga Majemi në SHBA janë të njëjta me ato që jemi mësuar të shohim në filmat amerikanë ku flitet për fundin e botës. Për banorët e Majemit, uragani Irma rrezikon të jetë fundi i botës së tyre dhe miliona kanë nisur të largohen në drejtim të vendeve të sigurta.

Autostradat që të nxjerrin nga Majemi vazhdojnë të jenë të bllokuara për shkak të numrit të lartë të makinave. Aty sheh njerëz që kanë ngarkuar çfarë të munden, rroba, ushqime, karburant etj.

Strehat e sigurta që janë ngritur nga autoritetet janë tashmë të mbipopulluara, ndërsa rrugët dhe plazhet e qytetit janë boshatisur tërësisht.

Uragani Irma ndodhet aktualisht mbi ishullin e Kubës dhe pritet të godasë brigjet e Floridës mbrëmjen e së shtunës si dhe do të përshkrojë të gjithë shtetin deri në mëngjesin e së dielës.

Guvernatori u ka bërë thirrje njerëzve të largohen pasi nuk kanë asnjë mundësi t’i shpëtojnë fuqisë së urganit, ndërkohë që ekspertët flasin për fenomenin më të rrezikshëm në historinë e vendit.

Të fundit