Flash News
Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare, PD i mbështet plotësisht
“Mandi tha se do të nxirrte një frigorifer”, zhdukja e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia e përkrahësit të autorit
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
Milivoje Mihajlloviç
Vërtetë më frikësoi ai rasti i furrtarit Gjuraj në Borçe. Nuk është hera e parë që „krenaria“ kombëtare dhe zemërimi në Serbi shpërthen ndaj vitrinave të dyqaneve pronarë të të cilëve janë shqiptarët. Nuk është hera e parë që nëpër stadiume dhe rrugë dëgjohet kënga: „Vrite, vrite shqiptarin“. Nuk është se më frikëson kjo. Sepse e di se, sa të ketë budallenj, ka për të patur edhe budallalleqe.
Frikësohem sepse ndaj këtyre budallalleqeve, ose të tjera të këtij lloji, njerëzit e pushtetit ose heshtin, ose, më duket mua, i shohin me njëfarë simpatie. Dhe kjo nuk është veçori vetëm për Serbinë, por edhe për pjesë të tjera të ish Jugosllavisë. Vetëm se në Beograd kjo shihet diçka më mirë. Dehja nga serbizmi ka qenë përherë fatale për Serbinë.
Koleksionin e absurdit në rastin e furrtarit në Borçe e plotëson edhe „detaji“ se „të pakënaqaurit“ sollën një kokë derri para furrës së bukës. Të krishterin Gjuraj na e kërcënuan me një kokë derri? Përpjekje shumë e trashë për të shprehur zemërimin.
Por, tolerimi i këtyre dukurive i sjell më shumë dëme popullit në të cilin ndodhin. Sepse, kjo shfryrje e zemërimit, kryesisht ndaj pjestarëve të pafuqishëm të një populli tjetër, është pasqyrim i dobësisë dhe primitivizmit.
Sikur të ekzistonte dëshira e pushtetit, dukuri të tilla do të çrrënjoseshin lehtazi dhe shpejt. Nuk kam synim të numëroj budallallëqe të tilla në rajonin tonë, apo të bëj ndonjëfarë bilanci për fajin e njërit apo tjetrit. E gjatë është lista e manifestimeve të shpërthimeve nacionaliste që zgjerohen përditë e më shumë, dhe në këto territoret tona, kësi aktesh të paturpshme nuk kishte vetëm në kohët kur pushteti funksiononte disi.
Kush janë këta djelmosha të rinj që në pasqyra shohin vetëm bicepse dhe tricepse, kursejnë para për tatuazhe për të cilat nuk ia kanë idenë e kuptimit që kanë dhe do të turpëroheshin me ta marrë vesh domethënien e tyre, apo me të lexuar librin e parë në jetën e tyre, dhe shijen e tyre muzikore e plotësojnë me këngët: „Përnatë në ëndërrat e mia, shoh zjarr nëpër xhamia“, ose „Vrite, vrite serbin“ (versioni kroat), apo „Vrite, vrite shqiptarin“ (versioni serb)...?
Cili është qëllimi i këtyre shpërthimeve? Para së gjithash, grupet ekstremiste përfaqësojnë një forcë serioze dhe rrezik të madh për çdo shoqëri. Kur me 17 mars 2004, ekstremistët shqiptarë organizuan pogromin e popullsisë së mbetur serbe në Kosovë, u vranë 28 veta (kryesisht shqiptarë), u plagosën 900 serbë, pesë mijë veta u dëbuan nga shtëpitë e tyre, serbët u dëbuan nga 6 qytete dhe 9 fshatra, u dogjën dhe u asgjësuan 1.300 shtëpi dhe 150 manastire dhe kisha. Elita shqiptare heshti, njëlloj siç heshti edhe pushteti në Prishtinë. Përgjigja serbe ishte lutja nëpër kisha. Ekstremistët iu përgjigjën ekstremizmit me djegien e xhamive në Nish dhe në Beograd.
Legjenda thotë se ishin paguar para për djegien e xhamive, se paratë vinin nga buxheti i narko-kartëleve rajonalë që parashikonin përfitim të madh nga ashpërsimi i konflikteve. U vendos simetria e fajit.
Njëlloj ndodhi edhe në shkurt të vitit 2008 kur Kosova shpalli pavarësinë. Protesta e madhe në Beograd u shndërrua në kaos në të cilin (po ata që katër vite më parë hidhnin pishtarë me zjarr nëpër xhami) dogjën ambasadat. I njejti dorëshkrim, e njejta recetë, të njejtët financierë, të njejtat interesa.... Nuk do të befasoshesha sikur palët „në konflikt“ të merreshin vesh në mënyrë precize për rrëmuja me motivin: le të shkunden pak këta tifozët, më mirë policia të merret me ta sesa me ne.
Këto fushata të planifikuara dhe latente të stigmatizimit dhe përjashtimit, kanë ndikim të madh në jetën politike të këtij rajoni. Qëllimi është që të ruhet gjendja e tensionimit, që të „mëkohen“ grupet ekstreme në rajonet e krizës dhe të ruhet ai zjarr i mbuluar i cili përherë është gati të ndizet. Vlera e përdorimit të ekstremizmit vlerësohet në mënyrë të veçantë në kohën e fushatave zgjedhore. Para zgjedhjeve në Kroaci menjëherë u përforcua fjalori antiserb.
Ja edhe një legjendë që tregohet në radhët e spin-doktorëve kroatë. Në kulmin e fushatës zgjedhore, HDZ-ja (Lidhja Demokratike Kroate) paraqitej e dobët në rajonin e Osijekut, deri kur, në një prej televizioneve lokale u përfshi udhëheqësi i radikalëve serbë, i cili sapo ishte kthyer nga burgu në Hagë. Ai kritikoi ashpër HDZ-në, dhe mbështeti Ivo Josipoviçin. Natyrisht humbën ata që ai mbështeti. Ishte një truk mjaft i efektshëm i ekipit zgjedhor të HDZ-së. Askush nuk shtroi pyetjen sesi ishte puna që udhëheqësi i radikalëve serbë, që nga Zemuni, na shfaqej në një televizion lokal, valët e të cilit nuk arrijnë deri në Zemun.
... Sa herë që Hashim Thaçit i nevojitet mbështetje, ajo i vjen përherë nga ana tjetër e lumit Ibër. Kur Thaçi ishte „në gjunjë“- u ndihmua të ngrihej në këmbë nga djegia e pikës doganore në Jarinjë. Dhe e gjitha kjo është pjesë e biznesit politik.
Në muajin nëntor 2016, këshilltarët komunalë të Komunës Suharekë morën vendimin me të cilin u ndalohej kthimi serbëve të fshatit Mushutishte. Kundërshtonin kthimin derisa „Serbia të mos kërkojë falje dhe derisa të sqarohet fati i shqiptarëve të zhdukur“. Iniciativën e mori këshilltari nga radhët e PDK-së së Thaçit. Ka dy vite që askush nuk është shqetësuar nga ky vendim- as në Prishtinë, as në Beograd dhe as në Bruksel. Përse?
Lëvizjet ekstremiste janë shpesh instrumente të pushtetit. Instrumente që kanë synim të shumëfishtë. Aleatëve Perëndimorë, liderët e rajonit u tregojnë se kundërshtarët e tyre janë ekstremistët, gjë që automatikisht do të thotë se ata vetë janë në anën e duhur. Qytetarëve u thonë: Më mirë t’ju udhëheq unë sesa këta ekstremistët. Mëkojnë grupet ekstremiste, u mundësojnë të kryejnë punë të ndryshme, sepse ata janë ushtria e tyre. Por, politikanët i mëkojnë këto grupime djemsh të këqinj dhe u ndihmojnë në paradat e tyre të ekstremistëve, megjithëse i përbuzin, i poshtërojnë dhe i konsiderojnë paradë të kartelave shëndetësore me diagnoza psiqike. I tolerojnë dhe i ndihmojnë derisa një ditë t’i bëjnë kurban. Për këtë ndoshta edhe konfliktet në radhët e nëntokës kriminale, janë sinjali i parë i krizës së pushtetit.
Ekstremistët kanë synim që të frikësojnë pjestarët e popujve të tjerë dhe besimeve të tjera fetare, ndërsa në fakt më shumë frikë mbjellin mes bashkëatdhetarëve të tyre. Ata janë pjesë e sistemit të manipulimit të qytetarëve. Në ndeshjet e futbollit dhe basketbollit në Podgoricë ishte e mundur të shihen shpërthime të frikshme ndaj serbëve, ndërsa huliganët i udhëhiqnin djemtë e funksionarëve malazezë.
Spektri politiko-ideologjik në këtë dhjetëvjeçarin e fundit po zhvendoset me shpejtësi djathtas, krahas pranisë gjithnjë e më të madhe të ekstremizmit, radikalizmit dhe terrorizmit. Një grup racistësh në Suedi shtampoi bluza me shkrimin „Digj të gjitha xhamitë në rajon“. Bluza me fotografitë e xhamive të djegura shiten me çmimin 16 euro. Në Suedinë e zhvilluar kjo shkaktoi reaksione të forta në opinionin publik. Por, Suedia është larg...
Fjalori politik te ne është infektuar me termin „fashizëm“. Kësisoj fashizmi nga foltorja, nëpërmjet mediave, dalngadalë dhe pa e kuptuar po ngulitet në jetët tona. Ky është procesi i shkatërrimit përfundimtar të monumenteve të antifashizmit. Jam i shokuar kur sot takoj djem të rinj (e ka gjithnjë e më shumë të tillë), që besojnë se në Luftën ë Dytë Botërore kanë fituar çetnikët, ustashët dhe ballistët...
Ekstremizmi është vetëm një simptomë e sëmundjes së madhe të shoqërisë dhe sinjali i parë i krizës së demokracisë. Qëllimi është që qytetarët „të mësohen“ me shfaqjen e ekstremizmave- njëlloj siç bëhej dikur nëpër birraritë e Munihut. Ky infeksion po përhapet si kolera. Kam frikë se pasoja e kësaj dallge të ekstremizmit, ndoshta edhe neve në Ballkan dhe në botë do të na tregojë se popujt në Ballkan nuk mund të jetojnë së bashku në paqe. Nuk mund ta besoj se ky është rol politik në luftën për pushtet. As mund ta kuptoj se politikanët nuk e kanë të qartë atë thënien e urtë popullore- ko seje vetar, zhanje buru (kush mbjell erën, korr stuhinë).
*Milivoje Mihajlloviç ka lindur në vitin 1958 në Prishtinë. Ka informuar mbi ngjarjet në Kosovë nga gazeta „Jedinstvo“, Tanjugu, RTV Beograd, BBC, APTN, Agjensia Franc Press, CBS-në. Ka qenë kryeredaktor i Radio-Prishtinës, themelues i Media –Center, redaktor i programit informativ i YU-info TV, aktualisht është drejtor i radio Beogradit.
**Botuar në Kossnet. Përktheu për Politiko: Xhelal Fejza
Të fundit
Mungesa e avokatëve bëhet shkak për shtyrjen e gjyqit ndaj Erion Veliajt
10 Qershor 2026, 19:55
Dita e 11-të e protestës, qytetarët të bashkuar kërkojnë dorëheqjen e Ramës
10 Qershor 2026, 18:27
Nga Ankona drejt Shqipërisë, sekuestrohen k*kainë dhe diamante në Portin e Durrësit
10 Qershor 2026, 18:10
10 futbollistët që mund të rrëmbejnë vëmendjen në Kupën e Botës 2026
10 Qershor 2026, 16:41
Euro bie përsëri, më pranë se kurrë pragut të 95 lekëve
10 Qershor 2026, 16:34
Aksidentet në rrugë/ Shkaku kryesor i traumave, piku gjatë kohës së drekës
10 Qershor 2026, 16:22
Protestat/ Lubonja: Pushteti i Ramës mbështetet te frika, por kjo gjeneratë nuk trembet
10 Qershor 2026, 16:11
Raporti/ Rritje me 134% e legalizimeve në 2025, përsëritet skenari i vitit zgjedhor 2021
10 Qershor 2026, 15:59
Armë zjarri dhe drogë, tre të arrestuar në Durrës
10 Qershor 2026, 15:38
Berisha: PD nuk ka votuar asnjëherë pro dhënies së trashëgimisë kulturore tek privatët
10 Qershor 2026, 14:45
Anketa: Historia dhe nacionalizmi mbajnë peng integrimin ekonomik të rajonit
10 Qershor 2026, 14:27
Pse aplikimet e pafundme për punë mund t’ju dëmtojnë më shumë sesa mendoni
10 Qershor 2026, 14:20
U dhunua nga ish-vartësi, zbardhet dëshmia e drejtorit të Agjencisë së Mbetjeve
10 Qershor 2026, 13:59
‘Realiteti paralel’ i mitingjeve të Ramës përballë mijëra protestuesve
10 Qershor 2026, 13:41
Botërori 2026 nis me rregulla të reja, VAR merr më shumë kompetenca
10 Qershor 2026, 13:34
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
10 Qershor 2026, 13:09
Shifrat që rrëzojnë Ramën/ Si u zhdukën flamingot me ardhjen e tij në pushtet
10 Qershor 2026, 13:00
Fytyrat kundër protestës/ Pas Taulant Ballës shfaqet dhe Karlo Bolino
10 Qershor 2026, 12:51
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
10 Qershor 2026, 12:39
Profesionet që u paguan më shumë në tremujorin e parë, kryesojnë bankierët dhe IT
10 Qershor 2026, 12:31
U shkarkua nga puna, punonjësi dhunon drejtorin e ministrisë së Mjedisit
10 Qershor 2026, 12:20
Bordi lëviz sërish çmimet e naftës dhe benzinës
10 Qershor 2026, 12:09
Çuçi kritikon kryeministrin: O Ramë ku i ke institucionet?
10 Qershor 2026, 11:54
Zhdukja e 35-vjeçarit, Gjykata e Tiranës lë në burg kamarierin e lokalit të Armand Shakajt
10 Qershor 2026, 11:41
Vrau Eraldo Nevruzin në Dhërmi, Greqia refuzon të ekstradojë Gerald Shehun
10 Qershor 2026, 11:30
Shpërthim me tritol pranë familjes Nikulaj në Lezhë
10 Qershor 2026, 11:23
Këlliçi shpërthen ndaj Ramës: E vërteta ndodhet në shesh
10 Qershor 2026, 11:08
Kur Ajatollahu i Shqipërisë përplaset me Ajatollahët e Iranit
10 Qershor 2026, 10:56
Gjirokastër/ U fut për t’u larë në pishinë, humb jetën i mituri
10 Qershor 2026, 10:33
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
10 Qershor 2026, 10:21
Amnistia Penale do të votohet më 18 qershor në Kuvend, lirohen 380 të dënuar
10 Qershor 2026, 10:01
Balluku kërkon rikthimin në detyrë, Gjykata e Lartë hedh shortin për rekursin
10 Qershor 2026, 09:51
Protestat masive në Shqipëri, gazetarja e CNN: Lëvizje e gjerë kundër qeverisë
10 Qershor 2026, 09:36
Elez Biberaj: Protestat nuk janë kundër Trumpit, por kundër kleptokracisë
10 Qershor 2026, 09:30
I akuzuar për tentativë vrasje në Spanjë, kapet në Shëngjin 22-vjeçari
10 Qershor 2026, 08:46
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43