Flash News

KRYESORE

“Ekzekutimi i avokatit Ravik Gurra është vrasje shtetërore”

Pavarësisht se kanë kaluar gjashtë ditë nga ngjarja e Elbasanit, ku u ekzekutua avokati Ravik Gurra, policia ende nuk ka rënë në gjurmët e autorit. Për ish-deputetin e qarkut të Elbasanit, Luçiano Boçi, vrasja i tij ishte një vrasje shtetërore, pasi Gurrra kishte informacione për aktivitetin e grupeve kriminale.

“Trupë jeniçere që i shërben interesave të një grupi të caktuar që ka kapur dhe ka uzurpuar shtetin shqiptarë dhe qeverisjen e vendit. Kjo shfaqe e policisë rrit brutalitetin e saj ndaj qytetarëve dhe ul forcën e saj ndaj krimit. Jo më larg se një javë më parë në Elbasan u vra avokati Gurra. Një vrasje e karakterit mafioz.

Unë mbroj atë tezën që ka thënë ish-Kryeministri, është një vrasje shtetërore. Avokati dinte shumë gjëra për shkak të punës së tij, si avokat i shumë grupeve kriminale në Shqipëri. Ishte nga ata persona që duke ditur shumë, ka rrezikuar shumë, ka rrezikuar jetën e tij dhe ka humbur jetë”, tha Luçiano Boçi.

Avokati u ekzekutua në qendër të qytetit të Elbasanit, nga një autor, që u ndihmua nga një bashkëpunëtor me makinë. Automjeti u gjet i djegur rreth 30 minuta më vonë në dalje të qytetit të Elbasanit.

Të fundit