Flash News

KRYESORE

Emigrimi i shqiptarëve, Sandër Lleshaj: Nxitet nga njerëz që ëndërrojnë kot

Emigrimi i shqiptarëve, Sandër Lleshaj: Nxitet nga njerëz që

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj mendon se emigrimi masiv i shqiptarëve në vendet e Bashkimit Evropian lidhet me nivelin ekonomik dhe kulturor të tyre, duke theksuar se ata “ëndërrojnë kot”.

“Ky fenomen nxitet nga dy faktor, niveli ekonomik dhe kulturor i atyre personave që ëndërrojnë kot. Ka shumë rrjete kriminale që nxisin, falsifikojnë dhe certifikojnë gjakmarrje që nuk ekzistojnë. Ky fenomen dëmton rëndë interesat tona e të nesërmes. Pjesa më e shëmtuar e kësaj është përdorimi i fëmijëve. I ekspozojnë fëmijët duke përbërë një rrezik serioz nga trafikantët e qenieve njerëzore dhe të drogës. Ndërsa prindërit flenë të qetë duke menduar se fëmijët janë mirë jashtë. Kjo është një thirrje për ndërgjegjësim”, u shpreh Lleshaj gjatë një takimi në Korçë.

Sipas një shifre të dhënë muaj më parë nga zv/kryeministrit Erjon Braçe, janë rreth 500 mijë shqiptarë që janë larguar nga vendi që prej vitit 2013-të.

Të fundit