Flash News

KRYESORE

Era Istrefi nuk do të performojë sot në ceremoninë hapëse të Botërorit

Era Istrefi nuk do të performojë sot në ceremoninë

Sot në orën 16:30 në stadiumin Luzhniki të Moskës do të mbahet ceremonia e hapjes e Kupës së Botës, ku të gjithë shqiptarët prisnin të shikonin Era Istrefin të performojë himnin e Botërorit ‘Rusi 2018’.

Por siç duket këngëtarja nuk do të performojë sot, por në finalen e madhe të kompeticionit, ku skuadra fituese do të ngrejë trofeun.

Këtë gjë e ka bërë të ditur edhe e ëma e këngëtares, e cila është shprehur për mediat e Kosovës se “Era do të performojë live në finalen e Kmapionatit Botëror në Rusi”.

Ndërkohë kujtojmë se sonte në orën 17:00 luhet ndeshja e parë e ‘Rusi 2018’ mes vendit pritës dhe Arabisë Saudite.

Të fundit