Flash News

KRYESORE

Erion Alibej dyshohet se ‘ka gisht’ edhe në vrasjen e Bujar Çelës një ditë më parë në Elbasan

Erion Alibej, i cili u arrestua nga policia si porositësi dhe organizatori i dy vrasjeve të ndodhura në korrik të këtij viti në Elbasan, Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, miq mes tyre, dyshohet se ka gisht edhe në vrasjen me breshëri plumbash të taksistit Bujar Çela, vëllait të Talo Çelës, një nga personat më të kërkuar nga policia.

Sipas burimeve, dyshohet se 34-vjeçari Alibej ka porositur vrasjen e Çelës një ditë më parë për hakmarrje ndaj vëllait të tij, Talo Çelës.

Erion Alibej, 34-vjeçari i arrestuar këtë të premte, dyshohet dhe po hetohet edhe për ngjarjen e një dite më parë, ku u vra në Elbasan Bujar Çela për shkak të konkurrencës mes bandave për trafikun ndërkombëtar të drogës.

https://politiko.al/porositi-dy-vrasje-ne-elbasan-kush-eshte-endrit-alibejt-vellai-i-tarzanit-i-ekzekutuar-ne-masakren-e-elbasanit/

Të fundit