Flash News

KRYESORE

Evropa Perëndimore izolon SHBA në Këshillin e Sigurimit në OKB: Njohët Jerusalemin, tani sillni propozimet për paqen

Evropa Perëndimore izolon SHBA në Këshillin e Sigurimit në

Vendet e Evropës Perëndimore në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, me anë të një deklarate të përbashkët e kanë konsideruar “jo të dobishëm vendimin e SHBA-së për të zhvendosur ambasadën nga Tel Avivi në Jerusalem”.

Franca, Britania e Madhe, Gjermania, Italia dhe Suedia janë shprehur kundër këtij vendimi dhe kanë kërkuar nga Uashingtoni që të sjellë propozime të detajuara për një marrëveshje midis Izraelit dhe Palestinës.

“Ne jemi të gatshëm të kontribuojmë në përpjekjet e besueshme për të rinisur procesin e paqes, bazuar në parametrat e miratuara ndërkombëtarisht, drejt një zgjidhje me dy shtete. Ne inkurajojmë administratën e SHBA-së që të sjellë tani propozime të detajuara për një marrëveshje midis Izraelit dhe Palestinës”, thuhet në deklaratën e pesë shteteve evropiane, gjithashtu anëtare të BE-së.

Kina, Rusia, Egjipti, Senegali, Bolivia dhe Uruguaji, pjesë të Këshillit të Sigurimit, kanë kundërshtuar gjithashtu vendimin e presidentit Donald Trump.

Rumania, shteti i dytë në BE që mbështet vendimin e Trump për Jerusalemin

Të fundit