Flash News

KRYESORE

Facebook i kërkon falje familjes së Toto Rinës

Facebook i kërkon falje familjes së Toto Rinës

Facebook i ka kërkuar falje familjes së “capo dei capi" Totò Riina që ka fshirë mesazhet e ngushëllimeve të postuara në rrjetin social pas vdekjes së mafiozit. Një zëdhënëse e Facebook shpjegoi për Associated Press se "postimet u eliminuan gabimisht” dhe tani janë ripublikuar.

Postimet e ngushëllimeve për familjen Riina u fshinë “pasi disa përdorues ishin ankuar se ishin kundra rregullave të facebook”, shpjegoi zëdhënësja, duke shtuar se “ishte një gabim” por nuk shpjegoi më pas se përse u ripublikuan.  

Të fundit