Flash News

KRYESORE

Facebook merr vendimin për miqtë që ndërrojnë jetë

Facebook merr vendimin për miqtë që ndërrojnë jetë

Facebook ka komunikuar ndryshimin e radhës dhe ka të bëjë më përdoruesit që humbin jetën. Shumë prej përdoruesve kanë shprehur shqetësimin për shfaqjen e ditëlindjeve të miqve që janë ndarë nga jeta dhe kanë kërkuar që kjo të mos u shfaqet më.

Prandaj, Facebook do të trajtojë  këtë problematikë si duhet, ku njoftoi të martën se përmes algoritmeve të inteligjencës articiale (AI), do të menaxhohen edhe profilet e njerëzve që nuk jetojnë më.

“Nëse një llogari ende nuk është raportuar si “e ndjerë”, ne përdorim AI për të ndihmuar që ajo të mos shfaqet në vende që mund të shkaktojnë shqetësime, siç është rekomandimi që personi të ftohet në ngjarje ose të dërgojë një kujtesë për ditëlindjen tek miqtë e tij”,- thotë Facebook. “Ne jemi duke punuar për ta bërë këtë sa më mirë dhe më shpejt”,- përfundon njoftimi.

 

Të fundit