Flash News

KRYESORE

Fatma e pranon në emision: Me Aulonën nuk jam më shoqe

Fatma e pranon në emision: Me Aulonën nuk jam më shoqe

Aulona dhe Fatma janë dyshja thumbuese e emisionit "Thumb" në ABC News. Gjithashtu ata kanë dhe një media të tyren, bashkë, Blitz.al dhe përveçse bashkëpunëtore ata janë mikesha shumë të ngushta.

Të paktën kështu e dinim deri mbrëmë, kur Fatma tha një gjë tjetër rreth marrëdhënies së tyre.

Të ftuara në emisionin “Late Night Show”, Fatma tregoi se me Aulonën nuk është më shoqe:

Fatma Haxhialiu: Jam xheloze për vullnetin që ka Aulona. Jam njeri që i lë gjërat në mes. Mërzitem, e nis me shumë qelf por më mbaron shumë shpejt qejfi.

Kastro Zizo: Je vërtet shoqe?

Fatma Haxhialiu: Tani nuk jemi shoqe, jemi familje

Aulona Musta: Dimë çdo sekret të njëra-tjetrës.

Kastro Zizo: Flisni vërtet?

Aulona Musta: Për çdo gjë. Burra ne flasim për çdo gjë për ju. Burrat tanë domethënë. (Qeshin)

Të fundit