Flash News

KRYESORE

Festa e çmendur nëpër rrugët e Egjiptit, kombëtarja kualifikohet në Botëror

Mbrëmja e djeshme ka qenë magjike për kombëtaren e Egjiptit, e cila do të jetë njëra nga 32 ekipet pjesëmarrëse në botërorin e Rusisë në vitin 2018. Këtë sukses, Egjipti e arriti pas fitores 2-1 ndaj Kongos, me dy gola të shënuara nga Salah ku njërin prej tyre e shënoi në sekondat e fundit të ndeshjes nga pika e penallatisë.

Pjesëmarrja në botëror pas 28 viteve, ka bërë që në rrugët e Egjiptit të shpërthej festë e madhe, me mijëra njerëz që kanë dalë për të festuar si të çmendur këtë sukses.

Të fundit