Flash News

KRYESORE

Fevziu akuza deputetëve të PD: I keni çuar mesazhe Fatmir Xhafajt pas shkarkimit

Fevziu akuza deputetëve të PD: I keni çuar mesazhe Fatmir

Drejtuesi i emisionit ‘Opinion’, Blendi Fevziu ka lëshuar akuza të forta ndaj deputetëve dhe drejtuesve të Partisë Demokratike. Ai akuzoi demokratët se i kanë çuar mesazhe Fatmir Xhafajt pas shkarkimit si ministër i Brendshëm.

Gjatë përplasjes në studio me deputetin Flamur Noka, Fevziu e konsideroi të turpshme sjelljen e opozitës dhe mesazhet ngushëlluese që i kanë çuar Xhafajt.

“Rri se mos të flasë për mesazhet që i çoni qeverisë lart e poshtë, se është turp. Ti nxjerr unë nesër. Është turp që i çoni ju mesazhe qeverisë. Turp që i keni çuar ju mesazhe Fatmir Xhafajt, se si të hoqi (Rama). Ky është turp, të bësh opozitarin në kamera dhe të mos bësh opozitarin mbrapa”, akuzoi Fevziu.

Deputeti i PD, Noka i mohoi në studio akuzat që iu bën nga gazetari.

Të fundit