Flash News

KRYESORE

FIFA refuzon arbitrin më të mirë shqiptar: S’di të flasë anglisht

FIFA refuzon arbitrin më të mirë shqiptar: S’di të

Arbitrimi në vendin tonë është bërë temë e përjavshme pas sfidave të Kategorisë Superiore dhe jo vetëm aty. Në elitën e futbollit shqiptar, “xhaketat e zeza” janë bërë shpesh përcaktues të rezultateve të takimeve me vendimet që kanë ndërmarrë në një 90-minutësh. Në qendër të akuzave të klubeve kanë qenë edhe arbitrat ndërkombëtarë.

Së fundmi, një prej tre arbitrave me stemë në vendin tonë, Juxhin Xhaja nuk i ka kaluar testet e institucionit ndërkombëtar. Kjo gjë ndodh për herë të parë në të gjithë historinë e arbitrimit shqiptar që një gjyqtar me stemë nuk kalon dot testet e FIFA-s dhe më pas i hiqet e drejta e arbitrimit në turne ndërkombëtar.

Juxhin Xhaja - Një vit më parë, Federata Shqiptare e Futbollit pezulloi Lorenc Jeminin dhe Andi Koçin për t’u hequr të dyve stemën e FIFAs. Xhaja nuk i ka kaluar testet e FIFA-s. Javën e ardhshme, arbitri i kolegjiumit të Tiranës ishte përcaktuar nga FIFA për të gjykuar një ndeshje ndërkombëtare të U-19. Disa javë më parë, arbitrat ndërkombëtarë u janë nënshtruar testeve fizike të FIFA-s.

“Panorama Sport” ka mësuar se kryesori shqiptar nuk ka marrë vlerësim të lartë. Mirëpo, si të mos mjaftonte kjo, kryesori Xhaja nuk ka kaluar edhe një test tjetër. Së fundmi, ai i është nënshtruar testit të gjuhës angleze, për të cilin gjithashtu ka marrë notë të dobët. Kjo e fundit duket se ka vulosur vendimin e institucionit ndërkombëtar të futbollit për të mos gjykuar ndeshjet e 19-vjeçarëve. Bashkë me Xhajën, asistent nga Shqipëria do të ishte edhe Ilir Tartari.

Të fundit