Flash News

KRYESORE

Flet i dyshuari kryesor i atentateve në Barcelonë: Po përgatitej një sulm me përmasa të mëdha

Flet i dyshuari kryesor i atentateve në Barcelonë: Po përgatitej

Një prej katër të dyshuarve të mbijetuar  të atentateve në Katalonja, Mohamed Houli Chemlal, pranoi para një gjyqtari se celulaterroriste po përgatiste një atentat të përmasave më të mëdha, bënë të ditur burime gjyqësore.

I dyshuari konfirmoi para gjyqtarëve se celula terroriste po përgatiste një atentat më të madh se dy sulmet në Barcelonë dhe Cambrils, të enjten dhe të premten.

Këto dy sulme shkaktuan 15 të vdekur dhe 120 të plagosur.

Mohamed Houli Chemlal, i cili u plagos si pasojë e një shpërthimi në një banesë në Alcanar ku celula po përgatiste sulmet, është një prej të dyshuarve më kryesorë për hetuesit.

 

Të fundit