Flash News

KRYESORE

Flet vëllai i Arben Frrokut: Vendimi i Gjykatë së Hagës u bazua mbi këto tre komponentë

Flet vëllai i Arben Frrokut: Vendimi i Gjykatë së Hagës u

Mark Frroku ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Hagë të Hollandës që refuzoi ekstradimin e vëllait të tij, Arben Frrokut në Shqipëri, për shkaqe politike.

Ish-deputeti i Partis Kristian Demokrate ka zbuluar se Arbeni do të jetë i lirë në Hollandë, pa të drejtë kthimi në Shqipëri. “Ai nuk lejohet që të hyjë vetëm në Shqipëri. Kjo është politika shqiptare. Dy orë pas ngjarjes, politika ka dalë dhe e ka bërë vrasës vëllain tim. Kjo nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë. Po tashmë e ka dhënë përgjigjen Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Hagë”, deklaroi Frroku për gazetën ‘Panorama’.

Mark Frroku ka shtuar se vendimi ishte i bazuar në tre komponent, të cilët janë: “E para lidhej me faktin se ndaj tij ishte dhënë një burgim i përjetshëm në Shqipëri, që në disa vende të Bashkimit Europian nuk ekziston. E dyta ka të bëjë me jetën e tij, që Gjykata çmon se i rrezikohet në vendin e tij dhe e tretë që është më e rëndësishme, të cilën unë e kam thënë edhe më parë dhe do vazhdoj ta them, është fakti se vendimi nga Gjykata në Tiranës është dhënë i motivuar politikisht”, përfundoi Arben Frroku.

Të fundit