Flash News

KRYESORE

Fluks automjetesh drejt bregdetit, policia: Rruga që duhet të ndiqni për të shmangur trafikun

Fluks automjetesh drejt bregdetit, policia: Rruga që duhet të ndiqni

Dita e sotme ka shënuar një fluks të lartë të qytetarëve të cilët i janë drejtuar bregdetit. Nisur nga kjo policia rrugore i bën apel drejtuesve të automjeteve që frekuentojnë aksin dytësor Plepa –Golem, të lëvizin në drejtim të Mbikalimit të Kavajës.

“Policia Rrugore Durrës me qëllim sigurimin e lëvizjes së lirë dhe pa probleme në këtë aks këshillon drejtuesit e mjeteve sa më poshtë:

– gjatë orarit të pasdites të qarkullojnë në intervale kohe të ndryshme dhe jo në mënyrë të menjëhershme;

-të mos kryejnë manovra të gabuara si: parakalime, mos-respektim të normave të shpejtësisë, mos–ruajtje të distancës së sigurisë së mjeteve në lëvizje etj.

– drejtuesit e mjeteve që kanë ardhur me pushime në zonën e Golemit, Mali i Robit të qarkullojnë në drejtim të Mbikalimit të Kavajës për të dalë në autostradë për në Tiranë për shkak të ngarkesës”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Të fundit