Flash News

KRYESORE

Foto/ Si është jeta brenda një “zone të kuqe” me koronavirus?

Italia është e bllokuar. Në përpjekje për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit, qeveria ka vendosur kufizime në të gjithë vendin. Shkollat ​​janë mbyllur. Shërbimet fetare janë pezulluar. Ngjarjet sportive janë shtyrë. Hapësirat publike tani janë bosh. Të gjitha dyqanet janë të mbyllura, përveç farmacive dhe tregjeve ushqimore.

Dhe udhëtimi është mjaft i kufizuar. "Ju nuk mund të dilni nga shtëpia, përveç për nevojat themelore dhe për çështjet e punës," tha Marzio Toniolo, mësues që jeton në komunën e vogël të San Fiorano. "Në çdo rast, është e nevojshme të kemi leje dhe vetë-çertifikime që dëshmojnë për urgjencën aktuale të daljeve tona."

San Fiorano ndodhet në veri të Italisë, ku kufizimet u vendosën për herë të parë në fund të shkurtit.

Toniolo ka dokumentuar jetën e përditshme të familjes së tij që nga ajo ditë, duke bërë foto dhe video për agjencinë e lajmeve Reuters. Ai jeton me gruan e tij, Kiara; vajza e tyre 2-vjeçare, Bianca; dhe gjyshërit e saj, Ines dhe Gino.

"Më 21 shkurt, kuptova se diçka do të ndryshonte jetën tonë dhe kisha të drejtë," i tha ai CNN përmes emailit. "Mendova se doja të lija një kujtim të prekshëm, vizualisht, për ne dhe vajzën tonë.", tregon ai.

Këtë javë Kryeministri Giuseppe Conte njoftoi se "zona e kuqe" në veri të Italisë po zgjerohej në të gjithë vendin. Që nga 13 Mars, Italia kishte më shumë se 15,000 raste të konfirmuara të koronavirusit dhe më shumë se 1.000 vdekje. Vetëm Kina, origjina e virusit, ka numra më të lartë.

Toniolo thotë se në San Fiorano kanë vdekur njerëz. "Komuniteti është i vogël dhe ne të gjithë e njohim njëri-tjetrin, prandaj sa herë që dikush na lë është një dhimbje që prek të gjithë," tha ai

Toniolo dhe gruaja e tij janë të dy mësues. Ata vazhdojnë të punojnë me studentët në internet, duke dërguar leksione. Kjo dhe reportazhet e tij për Reuters e mban Toniolo të zënë.

Gruaja e tij harxhon pjesën më të madhe të kohës së saj të lirë duke lexuar, gatuar dhe punuar në kopsht. Dhe natyrisht, Bianca po merr shumë vëmendje. "Ne i thamë të vërtetën dhe u përpoqëm të shpjegonim se çfarë po ndodh, me aq sa ajo mund ta kuptojë," tha Toniolo. "Ajo ndjek rregullat që ne i kemi mësuar, sepse ajo e di se ka diçka që është e rrezikshme për shëndetin tonë."

Të fundit