Flash News

KRYESORE

Foto/ TVSH e gjobiti për shkak të Olsi Ramës, Anduena Llabani i bashkohet televizionit të ri

Gazetarja e kronikës, Anduena Llabani ka njoftuar se do të jetë pjesë e televizionit më të ri në vend, A2, i cili është në partneritet me CNN.

Llabani, së fundmi ishte pjesë e Televizionit Publik Shqiptar, por u largua pas një gjobe që i vendosën drejtuesit, për shkak të një deklarate të saj në emisioni ‘360 gradë’, ku deklaroi se emri i Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit Rama, ishte i përfshirë në dosjen ‘Xibraka’.

Në rrjetin social, Instagram, Llabani ka publikuar edhe një foto të një prej studiove të televizionit, ku do të jap kontributin e saj.

Të fundit