
Presidenti Ilir Meta shoqerohej nga vajza e tij e vogël Era, e cila ka mbajtur vendin e zonjës së parë, që pasi bashkëshortja e presidentit, Monika Kryemadhi deklaroi se nuk do e mbante këtë pozicion.

Era e cila në të gjitha eventet e zhvilluara ka shoqeruar babain, duket se ja ka marrë dorën më së miri këtij posti. Ajo dukej si një zonjushë e vërtetë e veshur me një fustan të zi, dhe me një fjongo të kuqe në kokë, si simbol i flamurit tonë kombëtar.
Edhe Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit, zgjodhi të bënte të njëjtin kombinim, vetëm se në vend të kordeles, ajo ka preferuar një shall të kuq. Meta, Rama dhe Ruçi, kanë realizuar më pas një fotografi së bashku me Erën dhe Linda Ramën.