Flash News

KRYESORE

Frika e Ramës nga reagimi i biznesit të vogël, tre lëvizje brenda pak orëve

Frika e Ramës nga reagimi i biznesit të vogël, tre lëvizje

Ditën e sotme, përfaqësuesit e biznesit të vogël protestuan duke mbyllur për 1 orë bizneset e tyre. Ata kundërshtuan vendimin e qeverisë i cili i përfshinë ata në skemën e TVSH-së.

Mesa duket, reagimi i madh i biznesit duket se ka kapur të papërgatitur qeverinë e cila duket se ka nisur aksionin e radhës të propagandës për të ulur reagimet e sipërmarrësve të vegjël.

Fillimisht, në media doli ministri i Financave Arben Ahmetaj i cili shpjegoi sërish skemën e re ndërkohë që pak orë pas përfundimit të protestës vetë Rama reagoi përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Ndërkohë, pak më vonë, në intervistën e ditës në ERTV ishte e ftuar  Drejtorja e Përgjithshme e Tatimeve, Vasilika Vjero, për të sqaruar “përfshirjen e një pjese të Biznesit të Vogël në skemën e TVSH-së”. Nga ana tjetër, në Report Tv, ishte i ftuar Erion Braçe, kryetari i komisionit të Ekonomisë, për të folur sërish për të njëjtën temë, TVSH-në e biznesit.

Të fundit