Flash News

KRYESORE

Gati kartëmonedha 100 mijë lekë, Banka e Shqipërisë miraton elementet e sigurisë

Gati kartëmonedha 100 mijë lekë, Banka e Shqipërisë

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë po bëhet gati të hedhë në qarkullim kartëmonedhën 100 mijë lekë të vjetra ose 10,000 lekë. Këshilli ka miratuar vizatimet e kartëmonedhës së re dhe listën e elementeve të sigurisë.

“Me anë të këtij vendimi, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi vizatimet e  kartëmonedhës së re me kurs ligjor të prerjes 10000 Lekë dhe listën e elementeve të sigurisë që do të ketë kjo kartëmonedhë”, thuhet në njoftimin e bankës.

Aktualisht në Shqipëri kartëmonedha me vlerën më të madhe është ajo 50 mijë lekë të vjetra.

Të fundit