Flash News

KRYESORE

Gazetari sulmon kritikuesit e protestës: Gjobëvënës, paguheni nga oligarkët e Ramës

Gazetari sulmon kritikuesit e protestës: Gjobëvënës,

Gazetari Dritan Hila ka kritikuar disa koleg, të cilët kanë shprehur rezerva në lidhje me protestën e djeshme të opozitës, e cila kishte në fokus skandalet e Ministrit të Brendshëm, Famir Xhafaj.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Hila shprehet se pavarësisht problemeve që mund të këtë Partia Demokratikë, këta gazetarë bëjnë mirë të heshtin sepse jo vetëm që paguhen nga oligarkët e Ramës por janë edhe gjobvënës.

“Njoh shumë demokrat që kane vërejtje serioze për Bashën por nuk i japin gojës ne publik. Kësaj i them burrëri unë” , përfundon Hila.

Statusi i plotë:

Meqenese jam partizan i protestave, nuk po bej asnje koment per kete te sotmen, edhe pse nuk ishte imja.  Por nje te vockel postproteste do ta bej:

Lulzim Basha mund te kete gjithe dobesite e mundshme, por keta qe bejne si te keqardhur per gjendjen ku eshte PD-ja dhe dobesine e Bashes, bejne mire qe si fillim mos te marrin rrogat tek oligarket e Rames dhe te bejne Mea Culpa per gjobat qe kane vene kur ishin ne pushtet duke filluar nga vendet e punes e deri ne dogana, tendera e koncesione duke dhene kontribut serioz ne leqendisjen e PD ne derexhene qe nuk po merr akoma veten.

Njoh shume demokrate qe kane verejtje serioze per Bashen por nuk i japin gojes ne publik. Kesaj i them burreri une.

Të fundit