Flash News

KRYESORE

Gazetarja e “Le Iene” mesazh Ramës: Kemi prova që dëshmojnë të vërtetën, po ti çfarë do bësh?!

Gazetarja e “Le Iene” mesazh Ramës: Kemi prova që

Gazetarja e “Le Iene” ka reaguar publikisht në faqen e saj të facebook, ku shprehet e bindur se ka prova që dëshmojnë se filmimet për reportazhin janë bërë në mes të tetorit.

Ajo i drejtohet Ramës, se çfarë do bëjë ai si kryeministër për të ndihmuar ata fëmijë që punojnë dhe jetojnë në kushte të mjerueshme.

Reagimi i gazetares Alice Martinelli:

Ndonjërit, kronika jonë për fëmijët shqiptarë që shkojnë të mbledhin krom e ka bezdisur. Edi Rama, kryeministri shqiptar, gjatë një pasarele në favor të telekamerave ka thënë se Le Iene janë “një emision kazani” dhe na akuzon se kemi realizuar “një reportazh m*ti me imazhe të vjetra, mbi një fenomen që nuk ekziston më”.

 I dashur kryeministër Edi Rama e kuptoj se reportazhi ynë nuk ju ka pëlqyer, por për një gjë të rrini i qetë: është xhiruar mes 14 dhe 16 tetorit 2017, më pak se një muaj më parë.

Nëse pamjet që keni parë nuk ju mjaftojnë (jam e pranishme unë në 90% të pamjeve, si mund të jetë një kronikë e vjetër?), kemi gjithë provat që e dëshmojnë: filmime dhe fotografi me datë, dhe faturat e qëndrimit tonë. Por më thoni, duke qenë se mund t’iu dëshmojmë se është gjithçka e vërtetë dhe aktuale, ju tani do të bëni ndonjë gjë për fëmijët nga Bulqiza dhe për familjet e tyre?

Sepse, ne i pamë me sytë tanë të mbledhin gurë dhe më pas t’i shesin me 0,10 qindarka kilja. Ashtu sikurse kemi parë se kur bie nata, një pjesë e qytetit është tërësisht në errësirë. Dhe se kushtet strukturore dhe higjenike të disa shtëpive janë të tmerrshme.

Ju çfarë mendoni të bëni?

Të fundit