Flash News

KRYESORE

Gjendet i vdekur në xhami imami i Pejës

Gjendet i vdekur në xhami imami i Pejës

Imami i xhamisë në Novosellë të Pejës ka ndërruar jetë pasditen e djeshme. Media kosovare “Telegraf” shkruan se shkak për vdekjen e imamit, Ramë Blakaj dyshohet se është bërë një incident me energjinë elektrike brenda ambienteve të xhamisë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar vdekjen aksidentale të imamit.

“Dje me datë 11.04 rreth orës 21:15 minuta, policia është njoftuar për një rast në fshatin Novosellë të Pejës. Patrulla policore ka arritur në vend të ngjarjes, e ka vërejtur viktimën e shtrirë në dysheme”, tha ai në deklaratë.

 

Të fundit