Flash News

KRYESORE

Gjendet në ashensorin e pallatit trupi i djegur i një personi

Gjendet në ashensorin e pallatit trupi i djegur i një personi

Është gjetur trupi i djegur i një personi në në brendësi të ashensorit të një pallati ende në ndërtim në Sarandë.

Shërbimet Policore dhe Grupi Hetimor kanë shkuar menjëherë pranë vendit të ngjarjes dhe kanë konstatuar se në brëndësi (në gropën) e ashensorit gjendet plotësisht i djegur trupi i një shtetasi të seksit mashkull.

Sipas policisë,  dyshohet se trupi i pajetë i përket shtetasit A.P., 58 vjeç, banues në Sarandë, i cili mund të jetë vetëdjegur.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit