Flash News

KRYESORE

Gjirokastra përmbytet, deputeti i Ramës në këtë qark ndërron fotot në Facebook

Që prej ditës së djeshme, si pasojë e shirave të dëndur situata në Gjirokastër paraqitet e rënduar. Dje është bllokuar disa herë aksi Gjirokastër-Kakvijë dhe Gjirokastër –Tepelenë.

Por situata më e rëndë është në zonën e Kodrës së Shtufit ku një masiv dherash është zhvendosur duke rrezikuar një pallat 8-katësh, banorët e të cilit janë evakuuar. Po kështu, në këtë zonë është dëmtuar edhe rruga e cila tashmë është e pakalueshme. Në rrezik shembjeje janë edhe tre banesa. Ndërkohë, shumë fshatra në Gjirokastër janë prej orësh pa energji elektrike ndërkohë që në Zagori u shemb ura historike e Hoshtevës.

Por përballë kësaj situate deputeti i PS-së në qarkun e Gjirokastrës, Bledi Çuçi duket se gjen kohën për tu marr me rrjetin social Facebook. Për gjendjen në të cilën ndodhen banorët që e kanë votuar, është mjaftuar vetëm me një postim ku i fton qytetarët që të evitojnë lëvizjet dhe të dëgjojnë udhëzimet e Shtabit të Emergjenca.

Pas këtij njofimi të rëndësishëm, deputeti ka menduar të merret me profilin e tij në rrjetin social ku ka vendosur fotot e reja.

Të fundit