Flash News

KRYESORE

Gjumi i tepërt rrit shanset për një vdekje të hershme

Gjumi i tepërt rrit shanset për një vdekje të hershme

Të flesh më shumë se tetë orë në natë mund të sjell një vdekje të hershme, kështu sugjeron një kërkim i ri. Një studim nga Universiteti Keele ka gjetur se njerëzit të cilët flenë shumë mund të vuajnë një ç’rregullim serioz që pengon frymëmarrjen dhe rrit rrezikun për sëmundjen e zemrës.

“Studimi ynë ka një ndikim të rëndësishëm të shëndetit publik dhe tregon se gjumi i tepërt është një shënues i rrezikut të lartë kardiovaskular,” thotë Dr. Chun Shing Kwok, i cili punon pranë Universitetit Keele. Shkencëtarët zbuluan se një gjumë që zgjat 10 orë lidhet me 30% rrezik për një vdekje më të hershme, krahasuar me një gjumë që zgjat 7 orë.

Studimi zbuloi gjithashtu një rritje të rrezikut nga vdekshmëria në tru me 56% dhe 49% rritje të rrezikut të vdekshmërisë kardiovaskulare për ata që flinin më shumë se tetë orë. Studimi gjithashtu zbuloi se një gjumë “i varfër” lidhet me 44% më shumë rrezik për sëmundjen koronare të zemrës.

Njëkohësisht, dhe një studim nga Universiteti Glasgow zbuloi se sasia e pamjaftueshme e gjumit mund të jetë vendimtare për shëndetin tuaj mendor.

Mungesa e oksigjenit e shkaktuar nga mungesa e gjumit, prek rajone të ndryshme të trurit tuaj, të cilat kanë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e kujtesës. Duhet të tregoheni të kujdesshëm me rutinën tuaj të gjumit, sepse në të kundërt do të hasni luhatje të humorit dhe nivel të ulët të lumturisë.

Të fundit