Flash News

KRYESORE

Gjykata e Durrësit ‘rrëzon’ prokurorin e Elbasanit, Gina: Po hetohem nga shoqja e klasës së Arta Markut

Gjykata e Durrësit ‘rrëzon’ prokurorin e Elbasanit, Gina:

Prokurori i Elbasanit, Dritan Gina duket se po gjen qetësi, pasi ditën e sotme gjykata e Durrësit ka “rrëzuar” ankimimin e depozituar kundër Arta Markut, kryeprokuroren e përgjithshme të përkohshme, pas shkarkimit të tij si drejtues i Gjykatës së Elbasanit.

Dritan Gina nuk është pajtuar me vendimin e gjykatës së Tiranës për mosfillim të çështjes penale për kryeprokuroren Arta Marku dhe e ka ankimuar këtë vendim në prokurorinë e Durrësit.

Sipas “panorama”, gjykata e Durrësit e ka shqyrtuar kërkesën ankimore të prokurorit Dritan Gina dhe e ka hedhur poshtë. Prokuroria e Durrësit duke pohuar se prokuroria e Durrësit i ka te gjithe kompetencat e duhura ligjore për ta ndjekur dhe shpallur vendimin për mosfillim procedimi, pasi nuk ka elementë penal qe verifikojnë akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Pas shkarkimit të tij nga detyra, Gina paditi Arta Markun për “shpërdorim detyre”. Ai është paraqitur në prokurorinë e Durrësit me dy kërkesa. I pranishëm në seancë, Gina tha se prokuroria e Durrësit nuk ishte kompetente për të kryer këtë hetim lidhur me materialin kallëzues që ka paraqitur, pasi më herët ka punuar këtu, ndërsa më pas në Tiranë, nga ku u transferua në Elbasan si prokuror rrethi.

Ndërkohë, prokurori deklaroi se po e heton shoqja e klasës së Arta Markut.

 “Prokurorja Anita Jella që po merret me hetimin tim ka lidhje shoqërore me prokuroren e përgjithshme Arta Marku. Ato kanë mbaruar shkollën bashkë, madje kanë qenë shoqe të së njëjtës klase. Largimin është bërë në mënyrë arbitrare, pasi unë nuk isha larguar apo kisha kërkuar dorëheqjen dhe prokuroria e Elbasanit mbeti pa drejtues”, mësohet të ketë deklaruar në seancë Gina, bashkëshorti i Rovena Gashit, e cila edhe ajo humbi betejën ligjore me Markun pak ditë më parë, pas shkarkimit të saj në janar të këtij viti nga Prokuroria e Përgjithshme.

Të fundit