Flash News

KRYESORE

Gjykata ndryshon masën në detyrim paraqitje për ish deputetin e PS, Arben Çuko

Gjykata ndryshon masën në detyrim paraqitje për ish deputetin e

Gjykata e Krimeve të Rënda e ka ndryshuar masën e sigurisë për ish drejtorin e burgjeve dhe ish deputetin e PS-së, Arben Çuko. Nga “arrest shtëpie” masa bëhet “detyrim paraqitje”.  Gjykata ktheu dosjen e tij më 16 Korrik për plotësim hetimesh me pretendimin se hetimet e deritanishme ishin të paplota dhe me mangësi në drejtim të provave.

Arben Çuko u vu në pranga në kuadër të operacionit “VOL-VO4” në 18 tetor 2018, pasi ishte pjesë e përgjimeve të grupit “Avdylaj”, të përfshirë në dosjen 339.

Gjatë përgjimeve rezultoi se ish deputeti i PS-së favorizoi një të dënuar për të lëvizur nga një burg në një tjetër. Çuko u akuzua edhe për korrupsion. Prokuroria e akuzon se shoferi i tij dyshohet se kishte marrë para për të lehtësuar kushtet e një të dënuari.

Të fundit