Flash News

KRYESORE

Grabitja, a ishte e ‘përgatitur nga brenda’? Tri pista që ngrenë dyshime të forta

Grabitja, a ishte e ‘përgatitur nga brenda’? Tri pista që

Grabitja në Rinas ka disa pika të errëta që ngrenë dyshime mbi rolin e dy bankave të nivelit të dytë që transportonin paratë dhe policinë private. Politiko.al nëpërmjet burimeve në aeroportin e Rinasit dhe në Polici është vënë në dijeni të disa elementëve 'kureshtarë' që do t'i rendisim më poshtë:

Së pari, rezulton se paratë nuk ishin të pajisura më GPS, që do të mundësonte gjetjen e tyre të menjëhershme dhe rënien në gjurmë të autorëve. E paqartë nëse është neglizhencë apo veprim i qëllimshëm nga aktorët e lartpërmendur.

Së dyti, kutitë që mbanin paratë nuk ishin të pajisura me bojën përkatëse, që shpërthen në momentin që dikush tenton ta hapë, ose ajo ka qenë e ç'aktivizuar qëllimisht. Boja mundëson që paratë të bëhen menjëherë të pavlefshme.

Së treti, dyshohet se edhe kamerat e sigurisë së automjetit të blinduar ishin të fikura, në momentin që po bëhej gati t’i transportonte në avionin e linjës Tiranë - Vjenë. Kjo nënkupton se punonjësit që kanë qenë brenda në makinë, kanë ulur kushtet e sigurisë së lëvizjes së parave, me ose pa dashje.

I njëjti skenar është përdorur edhe në tri vjedhjet e viteve të fundit, ku mungonin pajisjet GPS, boja për t’i bërë paratë të papërdorshme, madje edhe kamerat e sigurisë.

Politiko.al

Të fundit