Flash News

KRYESORE

Grabitje në Kamëz/ Vritet pronari, plagoset bashkëshortja

Grabitje në Kamëz/ Vritet pronari, plagoset bashkëshortja

Janë zbardhur detaje sa i takon ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e sotme në Kamëz. Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar vrarë pronarin e një dyqani ushqimor si dhe kanë plagosur bashkëshorten e tij gjatë një tentative për ta grabitur.

Policia njofton se viktima ndërroi jetë në spital ndërkohë që bashkëshortja ndodhet në gjendje të rëndë.

Njoftimi policisë

Më datë 25.04.2017, rreth orës 21:07, ka ardhur njoftimi se në rrugën “OSBE”, ka plagosje me armë zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca ku nga verifikimet paraprake ka rezultuar: Në rrugën “OSBE”, janë plagosur me armë zjarri në një dyqan shtetasit A. B., dhe M. B., (burrë dhe grua) nga persona ende të paidentifikuar.

Shtetasit e plagosur janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital, ku shtetasi A. B., ndërroi jetë, ndërsa bashkëshortja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Janë ngritur pika kontrolli në çdo rrugë dhe hyrje – dalje të Kamzës e në pika të tjera. Vazhdon krehja e zonës dhe kontrolli i territorit. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit

Të fundit