Flash News

KRYESORE

Granit Xhaka bëhet orator: Ju tregoj detyrën time tek Arsenali

Granit Xhaka bëhet orator: Ju tregoj detyrën time tek Arsenali

Granit Xhaka ka fituar shumë vëmendje që kur u zgjodh kapiteni i Arsenalit. Mesfushori nga Kosova nuk kishte dhënë asnjë koment për gradimin e tij, por tani duket se është ngacmuar nga kritikat dhe ka kuptuar se duhet të reagojë.

Para ndeshjes kundër Standart Liege në Europa League, ish-lojtari i Borussia M'Gladbach-ut deklaroi se gjatë karrierës ka pasur plot lojtarë për të dëgjuar dhe marrë si shembuj.

“Jam krenar që jam kapiten i një klubi si Arsenali. Patjetër që do përpiqem t'iu jap këshilla të gjithë lojtarëve. Detyra ime kjo është: të jap këshilla, të kritikoj dhe të ndihmoj shokët. Kam luajtur me shumë kapitenë të mëdhenj ndër vite dhe kam mësuar prej tyre. Uroj t'i përdor shembujt e tyre tek Arsenali".

Të fundit