Flash News

KRYESORE

Greqia mposht Turqinë, tani presim finalen me Italinë

Greqia mposht Turqinë, tani presim finalen me Italinë

Ndeshja e dytë e turneut të bamirësisë në “Air Albania” sot ishte ajo e Turqisë me Greqinë, ku triumfuan helenët. Forma fizike e të dyja skuadrave ishte mahnitëse, edhe pse në fushë nuk ishin lojtarët aktualë të këtyre dy kombëtareve, por legjendat ndër vite.

Grekët fituan 1-0 me gol të kapitenit Karagunis. Ky i fundit shënoi me 11-metërsh.

Vlen të përmendet se Turqia sot kishte dy futbollistë me numrin 99. Grekët kishin 5 lojtarë në stol, ndryshe nga turqit, të cilët nuk kishin zëvendësues. Tani presim finalen Itali-Greqi.

Të fundit