Flash News

KRYESORE

Grida Duma: Çfarë di të bëjë më mirë Erion Veliaj

Grida Duma: Çfarë di të bëjë më mirë Erion

Deputetja demokrate Grida Duma, e ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24, ka folur për situatën e krijuar në “Unazë  të Re”, teksa u shpreh se banorët e zonës së Astirit deri më tani janë të fituar përballë qeverisë, pasi nëse do të ishte në një situatë tjetër shtëpitë e tyre do ishin prishur.

Ajo nuk i shpëtoi pyetjes dhe për kryebashkiakun Erion Veliaj.

Duma u shpreh se Veliaj është i investuar i gjithi në televizion, këtë di të bëjë Veliaj sipas saj.

“Administrata e Bashkisë, treçereku merem me ‘live’,  me facebook, share. Për mua është politikani më i cekët në sipërfaqe, dhe më i thellë në cektësinë e tij”, u shpreh Duma për Veliajn.

Të fundit