Flash News

KRYESORE

Hajdari: Të ndryshojë sistemi zgjedhor, ky nuk e përfaqëson sovranin

Hajdari: Të ndryshojë sistemi zgjedhor, ky nuk e përfaqëson

Deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari mendon se është shumë e rëndësishme për vendin që ta ndryshojë sistemin zgjedhor, pasi cilësia e dobët reflektohet edhe në kuvend. Ajo tha në emisionin “Kjo Javë” të News 24, se opozita parlamentare do të bëjë gjithçka që t’ia arrijë qëllimit.

“Opozita në parlament ka 38 firma, që kanë treguar vullnetin për ndryshimin e sistemit. Do apo nuk do mazhoranca kjo gjë do të vazhdojë, për tu çuar deri në fund. Detyra jonë kryesore është që të hapin një debat publik, ku duhet të përfshihet shoqëria civile, partitë politike, ekspertë të ndryshëm. Të shikohen mangësitë, opsionet e tjera dhe të shikojmë me vëmendje se cili sistem do të përshtatej me realitetin e sotëm.”, tha deputetja e opozitës parlamentare.

Ajo shtoi se nuk duhet bërë një sistem që është i duhuri për një parti.

“Duhet një sistem me një përfaqësim sa më të mirë për sovranit sot. Kualiteti ka rënë në parlament, një nga kualitetet më të dobëta që ka pasur Shqipëria post komuniste. Kjo riparohet duke ndryshuar sistemin.” u shpreh Hajdari.

Të fundit