Flash News

KRYESORE

“Do hap një klinikë dentare”, dëshmia e izraelitit që vinte nga Moska rrit dyshimet e policisë

“Do hap një klinikë dentare”, dëshmia e izraelitit

Mbrëmjen e së Dielës, policia kufitare në Rinas ndaloi shtetasin izraelit, Efim Richman pasi kishte me vete 250 mijë euro të padeklaruara.

Gjatë deklarimeve para hetuesve të policisë, Efim Richman ka thënë se po vinte në shqipëri me shumën prej 250 mijë eurove për të parë mundësitë e hapjes së një biznesi.

Ai ka pretenduar se ka kontaktuar me disa shqiptarë për hapjen e një klinike dentare por nuk ka dhënë shpjegime të mëtejshme, ndërsa burimet nga hetimi i çështjes thanë se pesë pako me nga 50 mijë euro secila janë gjetur në trupin e izraelitit nga skanerat e aeroportit.

Aktualisht akuza e ngritur ndaj 49-vjeçarit është vetëm ajo e mosdeklarimit të të hollave në kufi ndërsa prokuroria e policia po verifikojnë të shkuarën e këtij personi nëse është I dënuar jashtë vendit apo nëse ka raportime ndaj tij për aktivitet të paligjshëm.  Izraeliti është lënë i lirë për t'u hetur në masën detyrim paraqitje.

Të fundit