Flash News

KRYESORE

Hashim Thaçi i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

Hashim Thaçi i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i është nënshtruar një operacioni kirurgjik, njoftoi zyra për media e presidencës. Operacioni, sipas presidencës, ka dalë me sukses, ndërsa Thaçi ndodhet ende në spital në kujdes të personelit shëndetësor.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot pasdite i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik endourologjik në Klinikën e Urologjisë në Shërbimin Spitalor Kliniko-Universitar të Kosovës. Sipas personelit mjekësor, operacioni ka qenë i suksesshëm dhe presidenti është nën kujdesin e vazhdueshëm të personelit mjekësor profesional”, shkruhet në njoftim.

“Pas përfundimit të këtij intervenimi, presidenti Thaçi është shprehur mirënjohës për profesionalizmin dhe kujdesin e stafit profesional në Klinikën e Urologjisë dhe në tërë SHSKUK-në”, shkruhet në komunikatë. Gjatë ditëve të fundit është raportuar që Presidenti i Kosovës ka pasur probleme nga veshkat.

Të fundit