Flash News

KRYESORE

Helmohen 15 të rinj/ Mbyllet lokali në Kalimash

Helmohen 15 të rinj/  Mbyllet lokali në Kalimash

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor Kukës ka mbyllur lokalin në Kalimash, ku dyshohet se janë helmuar 15 të rinj  pasi kanë konsumuar ushqim në të. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë marrë të gjitha mostrat për kryerjen e analizave përkatëse.

Policia bëri me dije në orët e para të mëngjesit të së mërkurës se  15 studentë janë dërguar me urgjencë në QSUT,

Rreth orës 1 të mëngjesit dhe pas marrjes së mjekimit janë larguar për në banesë rreth orës 04:52.

Ndërsa Policia vijon me veprimet hetimore të kryera, Ministria e shëndetësisë  bën me dije se të rinjtë kanë qënë pjesë e një grupi që po ktheheshin nga një miting rreth orës 20:00- 21:00 të po dhe kanë ndaluar të konsumojnë ushqim në një nga lokalet në dalje të Kukësit.

Pacienti i fundit ka lënë spitalin rreth orës 8 të mëngjesit.  Aktualisht autoritet e shëndëtësisë janë duke pritur rezultatet e analizave. 

Të fundit