Flash News
Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare, PD i mbështet plotësisht
“Mandi tha se do të nxirrte një frigorifer”, zhdukja e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia e përkrahësit të autorit
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
Herën e dytë si farsë? Udhëheqës të botës, lexojeni Karl Marksin!
The Economist
Një nëntitull i mirë për një biografi të Karl Marksit do të ishte "Një studim i dështimit". Marksi pretendonte se, filozofia nuk ishte thjesht për të kuptuar botën, por për ta përmirësuar atë. Megjithatë, filozofia e tij e ndryshoi atë, kryesisht për keq: 40 përqind e njerëzimit që jetoi nën regjimet marksiste për pjesën më të madhe të shekullit të 20, duroi zinë e bukës, gulagët dhe diktaturat partiake. Marksi mendonte se shkenca e tij dialektike do ta lejonte të parashikonte të ardhmen dhe të kuptonte të tashmen. Megjithatë ai nuk arriti të parashikojë dy nga zhvillimet më të mëdha të shekullit 20: ardhjen e fashizmit dhe shtetit të mirëqenies-dhe gabimisht besonte se komunizmi do të hidhte rrënjë në ekonomitë më të përparuara. I vetmi regjim marksist i suksesshëm sot është një praktikues entuziast i kapitalizmit (ose "socializmit me karakteristika kineze").
Megjithatë, pavarësisht të gjitha gabimeve, Marksi mbetet një figurë monumentale. Në 200 vjetorin e lindjes, që bie më 5 maj, interesi për të është aq i gjallë sa kurrë. Jean-Claude Juncker, Presidenti i Komisionit Europian, po viziton Trierin, vendlindjen e Marksit, ku do të zbulohet një statujë e tij, dhuratë e qeverisë kineze. Biblioteka Britanike, ku ai bëri hulumtimin për "Das Kapital", është duke bërë një sërë ekspozitash dhe bisedash. Botuesit po publikojnë një kaskadë librash mbi jetën dhe mendimin e tij, nga "Das Kapital" te ("Një botë për të fituar: Jeta dhe veprat e Karl Marksit" të Sven-Eric Liedman), te pamfletet e holla të Manifestit Komunist dhe deri te një edicion i dytë i "Marksi: Një Hyrje shumë e shkurtër" nga Peter Singer.
Asnjë nga këta libra të dyqindvjetorit nuk është kushediçfarë. Prezantimi më i mirë i tij është libri "Karl Marks" i Isaiah Berlinit, i cili u botua në vitin 1939. Por, vëllimi i lartë i librave është dëshmi e diçkaje të rëndësishme. Pse bota mbetet e fiksuar në idetë e një njeriu që ndihmoi të prodhoheshin kaq shumë vuajtje?
Pika e çmendurisë
Arsyeja e qartë është fuqia e dukshme e këtyre ideve. Marksi nuk mund të ketë qenë shkencëtari që mendonte se ishte. Por ai ishte një mendimtar i shkëlqyer: krijoi një teori të shoqërisë së shtyrë nga forcat ekonomike - jo vetëm nga mjetet e prodhimit, por nga marrëdhënia midis pronarëve dhe punëtorëve - dhe të destinuara për të kaluar nëpër faza të caktuara zhvillimore. Ai ishte gjithashtu një shkrimtar i shkëlqyer. Kush mund ta harrojë vëzhgimin e tij se historia përsëritet, "herën e parë si tragjedi, e dyta si farsë"? Idetë e tij ishin po aq religjioze sa dhe shkencore - madje mund t'i quanit ‘feja e ripaketuar për një epokë shekullare’. Ai ishte një profet- i-ditëve-të-mëvonshme që përshkruante marshimin e Perëndisë në Tokë.
Arsyeja e dytë është fuqia e personalitetit të tij. Marksi ishte në shumë mënyra një qenie e tmerrshme njerëzore. Ai e kaloi jetën duke shfrytëzuar Friedrich Engelsin. Ai ishte një racist aq i zjarrtë, përfshirë edhe grupin e vet, hebrejtë, se edhe në vitin 1910, kur toleranca për paragjykime të tilla ishte më e lartë, redaktorët e letrave të tij ishin të detyruar t'i censuronin. Ai la shtatzanë shërbyesen e vet dhe më pas e dha fëmijën për birësim. Mikhail Bakunin e përshkroi atë si "ambicioz dhe vanitoz, grindavec, intolerant dhe absolutist ... hakmarrës deri në pikën e çmendurisë".
Por, kombinoni egomaninë me gjenialitetin dhe ja ku keni një forcë të frikshme. Ai besonte absolutisht se kishte të drejtë; se kishte zbuluar një çelës për historinë që filozofëve të mëhershëm u kishte shpëtuar. Ai këmbënguli në promovimin e besimeve të veta, çfarëdo pengesash fati (ose autoritetet) i nxirrnin. Nocioni i tij i lumturisë ishte "të luftosh"; koncepti i tij i mjerimit ishte "të nënshtrohesh", një tipar që ai ndau me Friedrich Nietzsche-n.
Arsyeja e tretë është një paradoks: dështimi i ideve të tij për të ndryshuar botën për mirë u siguron atyre një qera të re jete. Pas vdekjes së Marksit, në vitin 1883, pasuesit e tij - veçanërisht Engelsi - punuan shumë për t'i kthyer teoritë e tij në një sistem të mbyllur. Ndjekja e puritanizmit përfshinte luftime të ashpra fraksioniste, ndërsa marksistët "e vërtetë" dëbonin renegatët, revizionistët dhe heretikët. Kjo përfundimisht çoi në monstruozitetin e marksizëm-leninizmit, me pretendimin e pagabueshmërisë ("socializmi shkencor"), kënaqësinë e mistifikimit ("materializmi dialektik") dhe kultin e personalitetit (statuja gjigande të Marksit dhe Leninit).
Rënia e kësaj ortodoksie të ngurtësuar ka zbuluar se Marksi ishte një njeri shumë më interesant sesa interpretuesit e tij kanë nënkuptuar. Siguria e tij e madhe ishte një përgjigje ndaj dyshimeve edhe më të mëdha. Teoritë e tij gjithëpërfshirëse ishin rezultat i ndryshimeve të pafundme. Në fund të jetës ai vuri në pikëpyetje shumë nga bindjet e tij qendrore. Ai shqetësohej për faktin se mund të kishte qenë i gabuar në lidhje me tendencën e uljes së fitimit. Ai habitej nga fakti se, në vend të mjerimit, Anglia Viktoriane po u siguronte të varfërve rritje të prosperitetit.
Arsyeja kryesore për interesin e vazhdueshëm për Marksin, megjithatë, është se idetë e tij janë më relevante tani sesa kanë qenë për dekada të tëra. Konsensusi i pasluftës që zhvendosi fuqinë nga kapitali te puna dhe prodhoi një "kompresim të madh" në standardet e jetesës po venitet. Globalizimi dhe rritja e një ekonomie virtuale po prodhojnë një version të kapitalizmit që edhe një herë duket se është jashtë kontrollit. Kthimi mbrapsht i fuqisë nga puna te kapitali po fillon më në fund të prodhojë një reagim popullor dhe shpesh populist. Nuk është çudi që libri më i suksesshëm ekonomik i viteve të fundit, "Kapitali në shekullin 21" të Thomas Piketty, i bën jehonë titullit të veprës më të rëndësishme të Marksit dhe preokupimit të tij me pabarazinë.
Profeti i Davosit
Marksi argumentonte se kapitalizmi është në thelb një sistem rentë-kërkues: në vend që të krijojnë pasuri nga asgjëja, siç duan të imagjinojnë, kapitalistët janë në biznesin e shpronësimit të pasurisë së të tjerëve. Marksi e kishte gabim në lidhje me kapitalizmin në vija të trasha: sipërmarrësit e mëdhenj grumbullojnë pasuri duke ëndërruar produkte të reja ose mënyra të reja të organizimit të prodhimit. Por, ai kishte të drejtë në lidhje me kapitalizmin në formën e tij burokratike. Një numër dëshpërues i bosëve të sotëm janë burokratë të korporatave dhe jo krijuesit e pasurisë, të cilët përdorin formula të përshtatshme për të siguruar që pagat e tyre të shkojnë gjithnjë lart. Ata punojnë ngushtë me një turmë gjithnjë e më të madhe rentë-kërkuesish të tjerë, siç janë konsulentët e menaxhimit (të cilët ëndërrojnë justifikime të reja për rentë-kërkimin), anëtarët profesionistë të bordeve (që arrijnë aty ku janë duke u treguar konformistë) dhe politikanët në pension (të cilët kalojnë vitet e tyre të muzgut duke zhvatur firmat për të cilat dikur bënin ligje).
Kapitalizmi, sipas Marksit, është në natyrën e vet një sistem global: "Duhet të zërë vend kudo, të vendoset kudo, të krijojë lidhje kudo". Kjo është po aq e vërtetë sot sa ishte në epokën Viktoriane. Dy zhvillimet më të habitshme të 30 viteve të fundit janë çmontimi progresiv i barrierave ndaj lëvizjes së lirë të faktorëve të prodhimit-mallrave, kapitalit dhe, në një farë mase, të njerëzve-dhe rritjes së botës në zhvillim. Firmat globale mbjellin flamujt e tyre kudo e shohin të përshtatshme. CEO-të pa kufij transferohen nga një vend në tjetrin në ndjekje të efikasitetit. Forumi vjetor Ekonomik Botëror i Davosit në Zvicër, fare mirë mund të rititullohet "Marksi kishte të drejtë".
Ai mendonte se kapitalizmi kishte një tendencë drejt monopolizimit, pasi kapitalistët e suksesshëm i shtynin rivalët e tyre më të dobët jashtë biznesit në një prelud të rentës-monopol. Sërish kjo duket si një përshkrim i arsyeshëm i botës komerciale që po formohet nga globalizimi dhe interneti. Kompanitë më të mëdha në botë, jo vetëm po bëhen gjithnjë e më të mëdha në terma absolutë, por gjithashtu po shndërrojnë një numër të madh të kompanive më të vogla në shtojca të thjeshta. Mamuthët e ekonomisë së re po ushtrojnë një dominim tregu që nuk është parë që nga koha e baronëve grabitës të Amerikës. Facebook dhe Google thithin dy të tretat e të ardhurave online të reklamave të Amerikës. Amazon kontrollon më shumë se 40 për qind të tregut online në lulëzim. Në disa vende, Google përpunon mbi 90 për qind të kërkimeve në internet. Jo vetëm që mediumi është mesazhi, por edhe platforma është tregu.
Në pikëpamjen e Marksit, kapitalizmi krijon një ushtri punëtorësh të rastësishëm që ekzistojnë nga një punë në tjetrën. Gjatë bumit të gjatë të pasluftës kjo dukej si një absurditet. Krej larg nga maksima ‘asgjë për të humbur veç prangave’, punëtorët e botës - të paktën të botës së pasur - kishin punë të sigurta, shtëpi në periferi dhe pasuri. Marksistët si Herbert Marcuse u detyruan të denonconin kapitalizmin me arsyetimin se krijonte më shumë pasuri se sa duhej për punëtorët, dhe jo më pak.
Megjithatë, përsëri argumenti i Marksit po fiton terren. Ekonomia e ‘gig’ po grumbullon një forcë rezervë punëtorësh të atomizuar që presin të thirren, nëpërmjet ‘brigadierëve’ elektronikë, për t’u sjellë ushqim njerëzve, për të pastruar shtëpitë e tyre ose për të vepruar si shoferë. Në Britani çmimet e banesave janë aq të larta sa njerëzit nën 45 vjeç kanë pak shpresë për blerjen e tyre. Shumica e punëtorëve amerikanë thonë se kanë vetëm disa qindra dollarë në bankë. Proletariati i Marksit po ringjallet si prekariat (një klasë që nuk ka siguri për të ardhmen-shënim i Politiko).
Sidoqoftë, rehabilitimi i Marksit nuk duhet të shkojë shumë larg. Gabimet e tij ishin shumë më të mëdha se sa parashikimet. Këmbëngulja e tij se kapitalizmi i çon normat e jetesës së punëtorëve nën nivelin e mbijetesës është absurd. Gjenialiteti i kapitalizmit është se pakëson vazhdimisht çmimin e artikujve të rregullt të konsumit: punëtorët e sotëm kanë qasje të lehtë në mallra që dikur konsideroheshin si luks i mbretërve. Banka Botërore llogarit që numri i njerëzve në "varfërinë e skajshme" ka rënë nga 1.85 miliardë në vitin 1990 në 767 milion në vitin 2013, një shifër që e vendos në perspektivë ngecjen e standardeve të jetesës të punëtorëve perëndimorë. Vizioni i Marksit për një të ardhme postkapitaliste është banal dhe i rrezikshëm: banal sepse paraqet një pamje të njerëzve që në thelb duken si parazitë (gjuetia në mëngjes, peshkimi pasdite, rritja e bagëtisë në mbrëmje dhe kritika pas darkës); i rrezikshëm, sepse i siguron një licencë elitës së vetë-emëruar për të imponuar vizionin e saj mbi masat.
Dështimi më i madh i Marksit ishte se ai nënvlerësoi fuqinë e reformës - aftësinë e njerëzve për të zgjidhur problemet evidente të kapitalizmit përmes diskutimit dhe kompromisit racional. Ai besonte se historia ishte një karro që gjëmonte drejt një fundi të paracaktuar dhe se më e mira që mund të bëjnë udhëtarët është të presin që udhëtimi të kalojë. Reformatorët liberalë, përfshirë bashkëkohësin e tij të afërt William Gladstone, e kanë provuar gabim në mënyrë të përsëritur. Ata jo vetëm e kanë shpëtuar kapitalizmin nga vetja duke futur reforma të gjera, por e kanë bërë këtë përmes fuqisë së bindjes. "Superstruktura" ka triumfuar mbi "bazën", "kretinizmi parlamentar" mbi "diktaturën e proletariatit".
Asgjë, përveç zinxhirëve të tyre
Tema e madhe e historisë në botën e përparuar, që nga vdekja e Marksit, ka qenë ‘reformë dhe jo revolucion’. Politikanët e ndriçuar e zgjeruan rrethin, që njerëzit e klasës punëtore të mund kishin një rol në sistemin politik. Ata rinovuan sistemin rregullator në mënyrë që përqendrimet e mëdha ekonomike të ndaheshin ose rregulloheshin (regulated). Ata reformuan menaxhimin ekonomik, kështu që ciklet ekonomike mund të zbuteshin duke shmangur panikun. Të vetmet vende ku gjetën territor idetë e Marksit ishin autokracitë e prapambetura si Rusia dhe Kina.
Pyetja e sotme e madhe është nëse këto arritje mund të përsëriten. Revolta anti-kapitaliste është në rritje – edhe pse më shpesh në formën e zemërimit populist se sa të solidaritetit proletar. Deri më tani reformatorët liberalë po dëshmohen inferiorë krahasuar me paraardhësit, në aspektin e zotërimit të krizës dhe aftësisë së tyre për të gjeneruar zgjidhje. Ata duhet të përdorin 200 vjetorin e lindjes së Marksit për t’u rinjohur me njeriun e madh - jo vetëm për të kuptuar gabimet serioze që ai identifikoi shkëlqyeshëm në sistem, por për t’i kujtuar vetes për katastrofën që i pret nëse nuk përballen me to.
Të fundit
Dita e 11-të e protestës, qytetarët të bashkuar kërkojnë dorëheqjen e Ramës
10 Qershor 2026, 18:27
Nga Ankona drejt Shqipërisë, sekuestrohen k*kainë dhe diamante në Portin e Durrësit
10 Qershor 2026, 18:10
10 futbollistët që mund të rrëmbejnë vëmendjen në Kupën e Botës 2026
10 Qershor 2026, 16:41
Euro bie përsëri, më pranë se kurrë pragut të 95 lekëve
10 Qershor 2026, 16:34
Aksidentet në rrugë/ Shkaku kryesor i traumave, piku gjatë kohës së drekës
10 Qershor 2026, 16:22
Protestat/ Lubonja: Pushteti i Ramës mbështetet te frika, por kjo gjeneratë nuk trembet
10 Qershor 2026, 16:11
Raporti/ Rritje me 134% e legalizimeve në 2025, përsëritet skenari i vitit zgjedhor 2021
10 Qershor 2026, 15:59
Armë zjarri dhe drogë, tre të arrestuar në Durrës
10 Qershor 2026, 15:38
Berisha: PD nuk ka votuar asnjëherë pro dhënies së trashëgimisë kulturore tek privatët
10 Qershor 2026, 14:45
Anketa: Historia dhe nacionalizmi mbajnë peng integrimin ekonomik të rajonit
10 Qershor 2026, 14:27
Pse aplikimet e pafundme për punë mund t’ju dëmtojnë më shumë sesa mendoni
10 Qershor 2026, 14:20
U dhunua nga ish-vartësi, zbardhet dëshmia e drejtorit të Agjencisë së Mbetjeve
10 Qershor 2026, 13:59
‘Realiteti paralel’ i mitingjeve të Ramës përballë mijëra protestuesve
10 Qershor 2026, 13:41
Botërori 2026 nis me rregulla të reja, VAR merr më shumë kompetenca
10 Qershor 2026, 13:34
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
10 Qershor 2026, 13:09
Shifrat që rrëzojnë Ramën/ Si u zhdukën flamingot me ardhjen e tij në pushtet
10 Qershor 2026, 13:00
Fytyrat kundër protestës/ Pas Taulant Ballës shfaqet dhe Karlo Bolino
10 Qershor 2026, 12:51
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
10 Qershor 2026, 12:39
Profesionet që u paguan më shumë në tremujorin e parë, kryesojnë bankierët dhe IT
10 Qershor 2026, 12:31
U shkarkua nga puna, punonjësi dhunon drejtorin e ministrisë së Mjedisit
10 Qershor 2026, 12:20
Bordi lëviz sërish çmimet e naftës dhe benzinës
10 Qershor 2026, 12:09
Çuçi kritikon kryeministrin: O Ramë ku i ke institucionet?
10 Qershor 2026, 11:54
Zhdukja e 35-vjeçarit, Gjykata e Tiranës lë në burg kamarierin e lokalit të Armand Shakajt
10 Qershor 2026, 11:41
Vrau Eraldo Nevruzin në Dhërmi, Greqia refuzon të ekstradojë Gerald Shehun
10 Qershor 2026, 11:30
Shpërthim me tritol pranë familjes Nikulaj në Lezhë
10 Qershor 2026, 11:23
Këlliçi shpërthen ndaj Ramës: E vërteta ndodhet në shesh
10 Qershor 2026, 11:08
Kur Ajatollahu i Shqipërisë përplaset me Ajatollahët e Iranit
10 Qershor 2026, 10:56
Gjirokastër/ U fut për t’u larë në pishinë, humb jetën i mituri
10 Qershor 2026, 10:33
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
10 Qershor 2026, 10:21
Amnistia Penale do të votohet më 18 qershor në Kuvend, lirohen 380 të dënuar
10 Qershor 2026, 10:01
Balluku kërkon rikthimin në detyrë, Gjykata e Lartë hedh shortin për rekursin
10 Qershor 2026, 09:51
Protestat masive në Shqipëri, gazetarja e CNN: Lëvizje e gjerë kundër qeverisë
10 Qershor 2026, 09:36
Elez Biberaj: Protestat nuk janë kundër Trumpit, por kundër kleptokracisë
10 Qershor 2026, 09:30
I akuzuar për tentativë vrasje në Spanjë, kapet në Shëngjin 22-vjeçari
10 Qershor 2026, 08:46
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24