Flash News

KRYESORE

Humvee, sa kushton dhe historia e blindëve amerikanë të ushtrisë shqiptare

Në ambientet e Komandës Tokësore, në Zall-Herr, u organizua sot paradite një ceremoni e veçantë me rastin e dhurimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të pjesës së dytë të paketës së mjeteve të blinduara të tipit High Mobility Multipurpose Wheeled Vehicle (HMMWV) (HMMWV), për Forcat e Armatosura Shqiptare.

Pjesa II e paketës së mjeteve të blinduara tip HUMVEE, të ardhur ditën e sotme janë pjesë e paketës prej 248 mjetesh të tilla të blinduara dhuratë e qeverisë amerikane për FARSH, paketë kjo e cila pritet të kompletohet brenda vitit 2019.

Ky është një mjet historik i ushtrisë amerikane, i përdorur për herë të parë në operacione ushtarake gjatë pushtimit të Panamasë nga SHBA-të në vitin 1989.

Më pas ajo është përdorur gjerësisht në operacionet luftarake në Luftën e Gjirit Persik, si dhe në luftën e Afganistanit dhe atë të Irakut.

Prodhimi i këtij mjeti ka nisur në vitin 1984 dhe deri më sot janë prodhuar 281.000 njësi.

Çmimi për njësi kap vlerën e 220.000 dollarëve.

Për shkak të suksesit që ka patur ky mjet luftarak, ai ka hyrë në linjën e prodhimit në vitet ’90 nën markën e njohur Hummer.

Të fundit