Flash News

KRYESORE

"I paqartë në kriteret e licensimit", Presidenti Meta kthen në Kuvend ligjin ‘për shërbimet e pagesave’

"I paqartë në kriteret e licensimit", Presidenti Meta kthen

Presidenti i Republikës Ilir Meta kthen për rishqyrtim në Kuvend të ligjit numër 55/2020 “Për shërbimet e pagesave”.  Sipas tij, arsyeja e kthimit të ligjit janë:

  • Mospërcaktimi i kritereve të qarta të licencimit të institucioneve të pagesave;
  • Mospërcaktimi i shkeljeve konkrete që çojnë në vendimmarrjen për heqjen e licencës të institucioneve të pagesave;
  • Mospërcaktimi i funksioneve të qarta dhe shteruese mbikëqyrëse të autoritetit licencues dhe mekanizmave mbi mënyrën e ushtrimit të kësaj mbikëqyrjeje.

“Të gjitha këto mangësi të konstatuara cenojnë parimet kushtetuese të sigurisë juridike, lirisë së ushtrimit të veprimtarisë ekonomike, trajtimit të barabartë përpara ligjit, duke mos garantuar plotësisht jo vetëm sigurinë e administrimit të fondeve që qarkullojnë përmes institucioneve të pagesave, por edhe duke krijuar rrezikun potencial të keqpërdorimit të tyre me qëllime kriminale, si ato të pastrimit të parave apo të financimit të terrorizmit”, shkruhet në dekretin e Presidentit.

Ligji, i cili është një propozim i Këshillit të Ministrave, ka për qëllim krijimin e kuadrit ligjor për funksionimin e shërbimeve të pagesave në Republikën e Shqipërisë, duke e përafruar pjesërisht me Direktivën 2015/2366 BE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, “Për shërbimet e pagesave në tregun e brendshëm”.

Njoftimin e plotë të presidencës e gjeni Këtu

Të fundit