Flash News

KRYESORE

Diaspora jep para për ndërtimin, IKMT i shemb shtëpinë e Heroit: E ka pa leje

Shteti nuk kujtohet për figurat kombëtare dhe trashëgiminë që ata lënë pas, por edhe atëherë kur janë qytetarët që angazhohen për nderimin e këtyre figurave, shteti shfaqet për të prishur punë.

Raportohet se Inspektoriati Ndërtimor i Bashkisë Malësi e Madhe ka shembur shtëpinë e heroit Prek Cali në Vermosh të Malësisë së Madhe. Sipas IKMT, ky vendim është marrë pasi shtëpia e rindërtuar me paratë e diasporës shqiptare në SHBA, nuk ka leje ndërtimi.

Për këtë vendim, banorët e Vermoshit janë ngritur në protestë.

Të fundit