Flash News

KRYESORE

Ilir Meta, akuzë shumë të fortë: Një organizatë e huaj synon shpopullimin e Shqipërisë

Ilir Meta, akuzë shumë të fortë: Një organizatë e

Një tjetër deklaratë shumë e fortë është bërë sot nga Presidenti Ilir Meta, i cili ishte i ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”. Meta tha se një organizatë ndërkombëtare synon të shpopullojë Shqipërinë. Aakuzoi qeverinë si të lidhur me këtë organizatë dhe tha se po punon për të zhdukur demokracinë në vend dhe llogaridhënien.

“Unë këtë e lidh me shumë projekte, që në fund të ditës kanë të bëjnë me instalimin e grushtit të shtetit si një regjim arbitrar në funksion të organizatave ndërkombëtare të huaja dhe të shpopullimit të Shqipërisë. Grushti i shtetit është i disa formave dhe ajo që ka bërë qeveria – shikoni të gjitha hapat – është pikërisht që përmes uzurpimit të kompetencave kushtetuese të funksioneve të tjera, përmes asgjësimit të balancës së pushteteve dhe ndarjes së pushteteve në vend ka arritur të kontrollojë të gjitha institucionet që do të thotë se një pakicë kontrollon të gjithë jetën institucionale dhe ekonomike të një vendi. Dhe e vendos këtë në shërbim të tjetërkujt, jo të popullit të vet”, tha Ilir Meta.

Ndërkohë që Presidenti e bëri edhe një paralajmërim. “Për ata të cilët kërkojnë të zhdukin demokracinë, dhe llogaridhënien, me qëllim që t’ia dorëzojnë një organizate ndërkombëtare që synon shpopullimin e Shqipërisë, nuk do ketë asnjë tolerim. Unë i bindem vetëm vullnetit të popullit dhe të Zotit. Jemi në një përballje finale me puçistët, nuk ka temë më të rëndësishme në Shqipëri. Çdo ditë do të ketë detaje dhe dinamika të reja”, tha Meta.

 

 

Të fundit