Flash News

KRYESORE

Ina Nuka tregon momentin kur u plagos gjatë protestës: Duhet të ishin trupa më të specializuar

Ina Nuka tregon momentin kur u plagos gjatë protestës: Duhet të

Ina Nuka, punonjësja e policisë e cila mbeti e plagosur ngjatë protestës së banorëve të zonës së Astriti para parlamentit, ka treguar për gjendjen e saj shëndetësore pas operacionit të zhvilluar në Turqi.

“Kam dëmtim në katër gishta. Gishtin e madh e kam të humbur, është bërë implant, është marrë pjesë nga trupi im.

Katër gishtat janë funksional po mundohem me fizioterapi.

Për gishtin madh po presim sepse nuk është rikthyer ndjeshmëria”, u shpreh Nuka në emisionin “Real Story”.

Më tej, ajo ka treguar edhe momentin kur ajo u plagos. Nuka është shprehur gjithashtu se mënyra si po zhvillohej protesta duhet të ishin trupa të policisë më të specializuar.

“Ndjeva pjesën e barutit. Më bëri të kuptoj që më ka rënë diçka. Instikti, thjesht pata mundësi ta heq pasi më kishte rënë në pjesën e qafës. Mendoj se duhet të ishin trupa më të specializuar”, tha Nuka.

Të fundit