Flash News

KRYESORE

Injoron ultimatumin e Trump, Erdogan bombardon bazat e kurdëve

Injoron ultimatumin e Trump, Erdogan bombardon bazat e kurdëve

Turqia ka sulmuar me bomba një bazë të Forcave Demokratike Kurde Siriane në provincën Siriane të Hasaka.

Lajmi u konfirmua nga mediat siriane, ku njoftojnë se forcat turke bombarduan selinë e forcave kurde në periferi të El Maliki.

Si pasojë e sulmit janë shkatërruar dy ura në një pikë kontrolli në kufirin Siri-Irak, ndërsa deri tani nuk konfirmohet për viktima.

Forcat amerikane ishin tërhequr nga kufiri me Turqinë në veri të Sirisë, në shkelje të marrëveshjeve të arritura me aleatët kurdë, ndërsa presidenti i SHBA Donald Trump paralajmëroi homologun turk se do t’ia shkatërrojë ekonominë nëse guxon e sulmon ushtarakisht kurdët.

Kjo pasi vendimi i presidentit Donald Trump për të tërhequr ushtrinë nga Siria e veriut u pa si një hapje rruge për Turqinë që të nisë operacionin kundër kurdëve.

Trump kërcënon Turqinë: Po sulmuat kurdët, do t’ju shkatërroj ekonominë

Të fundit