Flash News

KRYESORE

Investigimi/ Zyrtarja më e lartë e Policisë së Kufirit e përfshirë në trafik arabësh

Investigimi/ Zyrtarja më e lartë e Policisë së Kufirit e

Një grup i strukturuar, lidhjet e të cilit shkojnë deri në majat e Policisë duket se merren me trafik të arabëve nga vendet e lindjes përmes Shqipërisë në Perëndim.

Sipas “Top Story”, pjesë e këtij grupi është edhe bashkëshorti i drejtoreshës së Kufirit dhe Migracionit, Enkelejda Toska.

Kush janë njerëzit në Shqipëri që organizojnë këtë lloj trafiku të paligjshëm dhe si janë të lidhur ata me zyrtarët e lartë shtetëror.

Top Story pyeti se cilët janë njerëzit që bëjnë trafikun dhe hapin kompani fantazmë për arabët në Shqipëri. Mes disa trafikantëve arabë të cilët ne i përmendëm më sipër na rezulton edhe një person me emrin Sami. Ne i kërkuam denoncuesit ta identifikojë përmes fotove në internet. “Ky është Sami? Po ky është Samiu. Po, po, ky është Zoti Sami. Më ka propozuar që të bashkëpunojmë për të sjellë njerëz të tjerë nga Egjipti për ti çuar në Itali, Rumani etj”, tregon Salem Shehabeldin, emigrant.

Nga profile në facebook kuptojmë që bëhet fjalë për shtetasin shqiptar Sami Hoxha. U interesuam më tej dhe na rezultoi që ky person ka lidhje të forta me policinë e kufirit.

Faktikisht gruaja e tij është drejtoreshë në “Drejtorinë Rajonale te Kufirit dhe Migracionit, Tirane”. Ajo quhet Enkeleda Toska dhe e mban këtë detyrë që nga Shkurti i vitit 2018. Kuptuam që këtu kemi të bëjmë me një rrjet të organizuar mirë dhe me lidhje të forta me strukturat e policisë së shtetit.

Të fundit